GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Të njohim fqinjin tonë”/ Shqipëria shkon në Bienalen e Venecias

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të njohim fqinjin tonë”/ Shqipëria shkon në Bienalen e Venecias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria edhe këtë vit do të jetë pjesë e Bienales së Venecias. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantoi sot pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë Bienale dhe pavijonin që do të jetë i dedikuar vetëm për Shqipërinë.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe kuratorja e pavijonit, Fiona Mali.

“Bienalja e Venecias hap dyert me pavijonet e saj të arkitekturës më datë 20 maj ku do të qëndrojë e hapur një muaj, pas një viti mungese për shkak të pandemisë. Pjesëmarrja në këtë Bienale pa dyshim që është një mesazh shprese sidomos prej pandemisë çka tregon edhe luftën tonë për të ardhur me një temë që vazhdon aktuale “Si do të jetojmë së bashku””, tha Margariti.

“Kjo ishte një temë për të cilën ne nuk patëm sforco dhe bazohet në konceptin e fqinjësisë si një traditë tipike shqiptare. Ne nuk kemi pasur një shtëpi sepse shtëpia jonë ishte bashkëjetesa dhe fqinjësia. Ky pavijon vendos në filozofinë dhe themelin e tij rikthimin e fqinjësisë sidomos gjatë pandemisë që na bëri të rijetojmë fqinjësinë edhe njëherë tjetër”, vijoi Margariti.

“Kohët e fundit kjo traditë ishte zbehur. Ky ishte një moment reflektimi dhe lidhja e fqinjësisë përforcon më tepër idenë që muret duhet të bien. Kjo pjesëmarrje vjen me materiale të arkivit të filmit, materiale që sjellin realitetin e përjetuar në fqinjësi duke treguar që fqinji ynë është gjithmonë diku aty pranë dhe prezent në jetën e të gjithë shqiptarëve. Këtë realitet ne duhet ta çojmë edhe në Venecia si traditë dhe filozofi. Jam e sigurt që është një prezantim dinjitoz dhe ne ia dolëm”, theksoi ajo.

Ndërsa nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Ristani u shpreh për këtë prezantim në Venecia se “Shqipëria gjithmonë ka bërë një prezantim dinjitoz, ndaj edhe këtë herë do të shkojë po njëlloj”.

“Rikthimi në traditën e bashkëjetesës në komunitet është në fokus të projekteve të ardhshme të Bashkisë. Një gjë që ne e kemi bërë dikur, sot po praktikohet në të gjithë botën sepse për një farë kohe ishte anashkaluar. Uroj vajzat dhe prezantuesit e këtij projekti të kenë suksese në këtë event dhe jam shumë e sigurt për suksesin si çdo vit tjetër ku ne jemi prezantuar dhe kemi lënë gjurmë”, tha Ristani.

Një nga kuratoret kryesore të pavijonit të Shqipërisë Fiona Mali tha se “falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës u krijua mundësia që ne të merrnim pjesë në mënyrë dinjitoze në këtë event kaq të rëndësishëm”.

“Unë nuk jam vetëm në këtë projekt pasi janë edhe me tre kolege të tjera. Duke biseduar na shkoi në mendje ideja e fqinjësisë që do të ishte edhe mënyra më e mirë për t’u prezantuar. Sot jemi duke jetuar në formë individuale dhe njerëzit gjithmonë e më shumë jetojnë në vetmi çka është kthyer edhe në një shqetësim global për mbarë shoqërinë. Ne jo gjithmonë jetojmë pranë të afërmve tanë dhe kjo na bën që të kthejmë vëmendjen nga fqinjët tanë, çka na ndan vetëm një mur i cili duhet shembur. Këtë mënyrë artistike ne menduam dhe vendosëm ta çonim dhe ta ndanim edhe në Bienalen e Venecias”, theksoi ajo.

“Ky element përmban histori të jashtëzakonshme. Gjithashtu duke shfrytëzuar kinematografinë shqiptare me 20 filma ne çojmë në Venecia jo vetëm fqinjësinë por edhe kinematografinë shqiptare. “Të njohim fqinjin” është një shqetësim, ndaj edhe ne vendosëm ta sillnim në fokus ditët e sotme ku mënyra e jetesës në mënyrë individuale është kthyer në një tjetër pandemi”, tha Mali.

Etiketa: Elva Margariti

Lajme të lidhura

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane
Aktualitet

Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane

11:09 - 25/08/26
Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar
Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

16:07 - 23/08/26
Para
Rusia dërgon një ekip në hapësirë për xhirimin e filmit të parë

Rusia dërgon një ekip në hapësirë për xhirimin e filmit të parë

TË FUNDIT

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari
Aktualitet

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi” në...

Lexo më shumë
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26
Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

17:18 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com