GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Të paktën 18 viktima dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve në Bali dhe Flores

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Të paktën 18 viktima dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve në Bali dhe Flores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmbytje të mëdha kanë goditur ishujt turistikë të Indonezisë, Bali dhe Flores, duke shkaktuar të paktën 18 viktima dhe duke detyruar qindra banorë të braktisin banesat.

Reshjet e dendura të shiut, më të fortat në vite, përmbytën rrugë, nënkalime dhe shtëpi, ndërsa dhjetëra makina u morën nga rrjedha e ujit. Autoritetet thanë se gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur.

Në Bali, ku humbën jetën të paktën 14 vetë, situata është kritike në kryeqytetin Denpasar, ndërsa në zonat turistike si Canggu dhe Ubud rrugët janë shndërruar në lumenj.

Më shumë se 560 banorë u evakuuan dhe po strehohen në shkolla dhe qendra komunitare. Përmbytjet shkaktuan kaos edhe në qarkullimin drejt aeroportit ndërkombëtar I Gusti Ngurah Rai, ndërsa autoritetet i kanë paralajmëruar turistët të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Në ishullin Flores, përmbytjet e rrëmbyeshme në distriktin Nagekeo morën jetën e katër personave, përfshirë një foshnje gjashtë muajshe. Katër të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Shërbimi Meteorologjik i Indonezisë (BMKG) bëri të ditur se reshjet ekstreme u shkaktuan nga valët Rossby ekuatoriale, të cilat nxisin formimin e reve të dendura dhe shira të pazakontë për këtë periudhë.

Indonezia përballet shpesh me përmbytje dhe rrëshqitje dheu gjatë sezonit të shirave, që kulmon nga nëntori deri në mars. Ekspertët paralajmërojnë se kanalizimet e amortizuara dhe urbanizimi i shpejtë, sidomos në Bali, po rrisin rreziqet kur reshjet e forta bien jashtë sezonit tipik të munsoneve.

Etiketa: BaliIndonezipermbytje

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez
Botë

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26
Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Para
E mbyllën me një mandat – Kush janë ministrat që ikin nga qeveria

E mbyllën me një mandat - Kush janë ministrat që ikin nga qeveria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com