GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Të palloj në dru, të kap me shpulla”, Halit Valteri bën gangsterin në emision me analistin

08:31 - 18/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Të palloj në dru, të kap me shpulla”, Halit Valteri bën gangsterin në emision me analistin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një situatë e paprecedent është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku Halit Valteri ka “shpërthyer” në ofendime dhe kërcënime ndaj analistit Enton Abilekaj. Shkak u bë deklarata e Abilekajt se Erion Veliajt është braktisur nga Edi Rama dhe socialistët e tjerë, gjë që u mohua nga Valteri, i cili e kaloi situatën në banalitet me fyerje dhe kërcënime.

“Të palloj në dru, të kap me shpulla, debil, hajvan, ordiner”, ishin disa prej ofendimeve dhe kërcënimeve që Halit Valteri lëshoi ndaj Abilekajt.

Kujtojmë se Halit Valteri është futur në Kuvend si deputet, pas djegies së mandateve nga ana e PD-së, por pas përfundimit të mandatit, kaloi në krah të socialistëve dhe aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak, ku shpesh konsiderohet edhe si një “zar” i Erion Veliajt.

Debati

Enton Abilekaj: Për ta mbështetur nuk e ka mbështetur asnjëri, urdhri u dha për t’u mbështetur. Shumica jo publikisht është gëzuar, dihen konfliktet në PS. Në pallatin e pushtetit më shumë ka konflikte se dashuri. Në Tiranë ka tre drejtues politikë, që zihen me njëri-tjetrin dhe i ndan Rama zonat, se të jetë për ata do të vazhdonin të ziheshin. E njëjta gjë në pushtet dhe qeveri për emërimet, secili do emërimet e veta për fushatë. Pra këto ndodhin në një pushtet të degraduar siç është ky. Këto të japin të kuptosh se armiqësitë janë shumë të forta. Asnjëri nuk është hidhëruar, por i bashkon vetëm frika se SPAK-u do të vijë te këta dhe do të jenë të pambrojtur, prandaj mund të përdoren si mburojë për Veliajn

Halit Valteri: Veliaj është drejtues politik i Tiranës, ka strukturat e PS që e mbështetin, ka qytetarët që e mbështesin. Analiza të tilla, duan që çdo gjë të mundshme t’i hedhin pluhur. Ku e di ti që nuk e mbështet grupi parlamentar i PS? Ti prandaj merr në qafë Saliun dhe Ilirin, të dëgjojnë ty dhe mbeten në opozitë. Nga e dini që zihen?

Enton Abilekaj: Në Asamblenë e PS, Rama i ka thënë Veliajt, mos të të shoh fare këtu!

Halit Valteri:  Kam qenë në mbledhje dhe nuk ka thënë fare ashtu. Po gënjen.

Enton Abilekaj: Manastirliun e vuri Edi Rama.

Halit Valteri: Po gënjen pra.

Enton Abilekaj: Ka emëruar Manastirliun të merret me strukturën e PS.

Halit Valteri: Tirana ka patur tre bashkë… Ka emëruar edhe Gonxhen dhe Spiropalin.

Enton Abilekaj: Strukturën e PS këtë rradhë ia ka dhënë Ogerta Manastirliut.

Halit Valteri: Ngre në bazë të gënjestrës, helmon të tjerët.

Enton Abilekaj: Këto janë argëtuese.

Halit Valteri: Ju dhe shumë si ju, shohin ëndrra me sy hapur dhe mendoni se PS ka një problem të tillë. Zgjedhjet janë afër dhe njerëzit do të zgjedhin, do mbarojnë zgjedhjet, do mblidhemi këtu dhe do shohim sa vlerë ka kjo që po i bëjnë Erion Velisë para zgjedhjeve. Zotëria tha se Rama qante votat e blera nga Veliaj. Nëse ke prova, se ka blerë vota, çoje denoncoje. Nga 9 akuza të ketë 10-11. Të flasësh si te pazari Milotit…

Ergys Mërtiri: Kjo që ka ndodhur sot, patjetër do të ketë kosto elektorale.

Halit Valteri: Ku e dimë ne? Meta dhe Saliu, vidh, vidh, vidh… Të bëj populizëm Saliu, por një gazetar që paguhet dhe të thotë ka vjedhur Veliaj…

Enton Abilekaj: Unë i hapa rrugë budallait dhe idiotit, por nuk mund ta bëjmë kështu …

Halit Valteri: Budalla nuk më thua dot mua ti se të kap në shpulla unë, debil, se je mësuar me këta ti, por unë të palloj në drru. Hajvan! Më tregon budallain ti…

Enton Abilekaj: Nuk mund ta ulësh në këtë nivel.

Halit Valteri: Ta tregoj nivelin unë. Zhuls. Ordiner. Ta tregoj unë pastaj.

Etiketa: gangsterValteri

Lajme të lidhura

Mesazhi i Begajt për Vitin e Ri: Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri
Aktualitet

Mesazhi i Begajt për Vitin e Ri: Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri

12:57 - 31/12/25
Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë
Aktualitet

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

12:15 - 31/12/25
I vodhën mbi 500 mijë euro/ Akuza e fortë e kryefamiljarit: Pse dyshoj te vajza dhe dhëndri
Aktualitet

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç

11:50 - 31/12/25
Para
Champions League/ Milan e Atalanta synojnë përmbysjen për kualifikim, në fushë zbret edhe Bayern

Champions League/ Milan e Atalanta synojnë përmbysjen për kualifikim, në fushë zbret edhe Bayern

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mesazhi i Begajt për Vitin e Ri: Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri
Aktualitet

Mesazhi i Begajt për Vitin e Ri: Më shumë besim dhe mirëkuptim te njëri-tjetri

12:57 - 31/12/25

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e Vitit të Ri 2026, duke theksuar se...

Lexo më shumë
FOTOLAJM/ Zgjedhjet për kryetar të komunave në Kosovë, qytetari “voton” Rey Manajn!

Sporti shqiptar shkroi historinë! Nga goli i Manajt në Serbi dhe play off-i në Botëror te medaljet në arenën ndërkombëtare

12:47 - 31/12/25
Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

12:15 - 31/12/25
I vodhën mbi 500 mijë euro/ Akuza e fortë e kryefamiljarit: Pse dyshoj te vajza dhe dhëndri

Lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe kërcënonte qytetarët, arrestohet 28-vjeçari në Laç

11:50 - 31/12/25
Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët

Zyrtarisht jemi në vitin 2026! Ja vendi i parë që festoi ndërrimin e viteve dhe shpërtheu fishekzjarrët

11:43 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com