GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Të pasura me shumë vitamina, zbuloni vlerat e pabesueshme të bizeleve

15:11 - 14/05/22
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Të pasura me shumë vitamina, zbuloni vlerat e pabesueshme të bizeleve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kultivimi i bizeles besohet të datojë mijëra vjet më parë, madje shkencëtarët pranojnë që bizelja të jetë një nga produktet e para të mbjella nga njeriu.

Nëse do të blesh bizele të freksëta, duhet të kërkosh për bishtaja që janë të forta, të lëmuara dhe me një ngjyrë të gjelbër të ndezur. Bishtajat që janë me ngjyrë të çelët ose të errët, të verdhë, të bardhë ose me nuance gri nuk duhen blerë. Një eksperiment tjetër për të vërtetuar freskinë e bizeleve është që ndash bishtajën në gjysmë e të dëgjosh atë kërcitjen karakteristike. Bizelet brenda saj duhet të jenë jeshile, të forta dhe të kolme.

Vlerat e bizeleve

Vetëm një pëqindje e vogël e bizeleve shiten të freskëta, pjesa tjetër e prodhimit është e ngrirë ose e konservuar. Nëse gjendesh përballë dilemës për të blerë bizele të konservuara ose të ngrira, ajo që duhet të dini është që bizelet e ngrira janë në gjendje të ruajnë, ngjyrën, përmbajtjen dhe shijen më gjatë se ato të konservuara. Studimet e fundit kanë konfirmuar që ngrirja deri në 3 muaj nuk ka asnjë impakt në karakteristikat e veçanta të bizeleve. Ato janë më të freskëta se bizelet e paketuara në konserva por asnjëra prej tyre nuk kanë një jetëgjatësi të pafundme.

Bizelet e ngrira që shiten në treg, kanë një afat përdorimi nga 24 në 30 muajsh. Por, rekomandimi i ekspertëve është që bizelet e ngrira të përdoren nga 6 në 12 muaj nga data e paketimit për të përfituar maksimalisht nga freskia e tyre. Sidoqoftë, nuk duhet kurrë të humbësh mundësinë që të provosh ato bizelet e njoma, të sapovjela, që janë më të freskëtat se çfarëdo tjetër.

Bizelet janë një burim i pasur i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit dhe folatit. Bizelet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës B6, niacinës, vitaminës B2, zinkut, proteinës, magnezit, hekurit dhe potasiumit.

Bizelet janë të mbushura me përbërës antioksidantë dhe anti inflamatorë. Bizelet dhe legume të tjera janë të njohura për aftësinë e tyre në rregullimin e qarkullimit të gjakut. Të paktë janë ato ushqime që na japin një sasi bujare të proteinave dhe fibrës siç është bizelja.

Në 10 gramë bizele gjen proteina dhe fibra me bollëk që na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë me tretjen.

Bizelet gjithashtu ndihmojnë duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll. Nëse i shton bizelet në dietën tënde të pasur me fibra, atëherë ke arritur të shtosh përfitimet që merr prej saj. Konsumimi i rregullit i përbërësve antioksidantë na ndihmon të parandalojmë stresin kronik dhe inflamacionin, por mbi të gjitha edhe të parandalojmë diabetin. /AgroWeb.org

Etiketa: Bizele

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
E padëgjuar ndonjëherë, këngëtarja e njohur nxjerr në “ankand” organin e saj gjenital

E padëgjuar ndonjëherë, këngëtarja e njohur nxjerr në “ankand” organin e saj gjenital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Lexo më shumë
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com