GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Të prekurit nga tërmeti pa shtëpi/ Rama shpenzon 5 MLN € për të rregulluar vilën qeveritare

15:07 - 24/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
. Situata vazhdon e njëjtë sepse kryeministri Rama firmos shpenzime për luksin e tij dhe të vartësve. Këtë herë ai ka urdhëruar që të rikonstruktohen vilat qeveritare.

. Situata vazhdon e njëjtë sepse kryeministri Rama firmos shpenzime për luksin e tij dhe të vartësve. Këtë herë ai ka urdhëruar që të rikonstruktohen vilat qeveritare.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paratë që duhet të shkojnë për të prekurit nga tërmetit, qeveria jonë i shpenzon për të rregulluar vilat e saj. Kujtojmë se kanë kaluar katër vite nga tërmetit i nëntorit 2019 dhe ende shumë familje janë të pastreha. Situata vazhdon e njëjtë sepse kryeministri Rama firmos shpenzime për luksin e tij dhe të vartësve. Këtë herë ai ka urdhëruar që të rikonstruktohen vilat qeveritare. Ku, vetëm për vilën numër 5 do të shpenzohen 5 milionë euro.

Kontrata është publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Tenderi ka si objekt “Zbatimi – Projekt Rivitalizimi i Rezidencës Qeveritare Vila nr. 5”, fondi limit 499.696.978,20 mijë lekë dhe afati i përcaktuar është 6 muaj.

Në dokument thuhet se do të bëhet rikonstruksioni dhe lyerja totale e kësaj godine brenda gjashtë muajve.

Firma fituese është “Ad-Star shpk” dhe sikur duket e ka përfituar kontratën pa garë fare. Sepse nuk pa pasur asnjë të skualifikuar dhe asnjë ofertë tjetër. Tenderët pa garë janë bërë të zakonshëm tani nga qeveria dhe SPAK i lejon.

Por, vlera marramendëse prej 5 milionë eurosh që do të shpenzohet për riparimin e një vile është e pa justifikueshme.

Sikur e përmendëm në fillim të shkrimit, këto fonde mund të shkonin për rikonstruktimin e shtëpive që u prekën nga tërmeti. Pasi mijëra familje jetojnë me qira ose akoma në çadra.

Kujtojmë se pak javë më parë vetë  ministrja Delina Ibrahimi ka bërë të ditur se aktualisht mbi 8 mijë familje janë ende të pastreha. Duke premtuar se do të jenë në shtëpitë e tyre të reja deri në fund të vitit 2025.

“Në vitin 2020, numri i familjeve përfituese nga politikën e strehimit, pra të subvencionimit të qirasë, ishte rreth 14,100, ndërsa sot janë 8,400 familje që marrin bonus qiraje me një vlerë mesatare prej 20 mijë lekësh në muaj. Përgjatë periudhës 2020-2022 janë 8.4 miliardë lekë të financuara për këtë qëllim dhe për vitin 2023 janë planifikuar 500 milionë lekë”, tha Ibrahimaj.

Në fakt i njëjti premtim është bërë edhe për pranverën e vitit 2021. Por gjithçka mbeti në letër. Ndërsa primare për qeverinë është vila numër 5 dhe të tjera si ajo që do të rikonstruktohen më vonë.

Kujtojmë se në vitin që lamë pas u shpenzuan 160 milionë lekë për pjata, pirunë e peshqirë për vilat qeveritare. Shpenzime luksoze në kohën kur vendi përballej me krizën që la pas pandemia e Covid-19.

Lexo edhe: Luksi i Ramës/ 4 tendera me 130 mln lekë për pjata, pirunj e peshqirë për selinë e qeverisë dhe vilat

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimRamate pastrehtendertërmetivila qeveriatre

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Boçi takon shefen e ODIHR: Ndërhyni mbi veprimet antikushtetuese

Boçi takon shefen e ODIHR: Ndërhyni mbi veprimet antikushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com