GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të shtënat në Tiranë/ Identifikohet i plagosuri dhe autori – Emrat

15:22 - 19/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shtënat në Tiranë/ Identifikohet i plagosuri dhe autori – Emrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të hënë, në zonën e njohur si Komuna e Parisit.

I plagosuri është identifikuar si Lorenc Kosta, 45 vjeç. Ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Erjon Goxhara, punonjës policisë në strukturat për Migracionin në Tiranë.

Policia njoftoi zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur “për motive të dobëta”, ndërsa burime nga uniformat blu thanë se ka dyshime që 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren efektivit.

Autori i dyshuar i plagosjes, Erjon Goxhara

“Rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi shkurtimisht policia.

Pas plagosjes, dyshohet se efektivi u largua nga vendngjarja me një automjet tip “Chevrolet”, ngjyrë të kuqe.

Plagosja ndodhi në një zonë mjaft të populluar dhe të mbikëqyrur nga kamera sigurie të bizneseve, këqyrja e pamjeve të të cilave nga grupi hetimor pritet të hedhë më shumë dritë rreth dinamikës së ngjarjes.

Nga vendi i ngjarjes, kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha detaje nga hetimet paraprake, në një prononcim për gazetarët.

“Autori i ka qëlluar në pjesën e poshtë të trupit që gjë tregon se se nuk pasur një dashje për ta vrarë”, megjithatë, shtoi se hetimet e mëtejshme do të thonë fjalën e fundit. Lidhur me gjendjen e të plagosurit, tha se mjekët kanë konfirmuar se nuk është në rrezik për jetën.

Vocaj u shpreh se kur kreu plagosjen, efektivi nuk ishte në detyrë. Ai i bëri thirrje autorit të dorëzohet, ndërsa zbuloi se më herët kishte pasur edhe një komunikim me të. “Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet”, tha ai.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/08/WhatsApp-Video-2024-08-19-at-3.18.15-PM.mp4
Etiketa: PlagosjeTirane

Lajme të lidhura

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës
Aktualitet

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier
Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Para
Foto – Plagosja në Tiranë, kush është polici që qëlloi 45-vjeçarin / Shkaku dyshohet për një femër

Foto - Plagosja në Tiranë, kush është polici që qëlloi 45-vjeçarin / Shkaku dyshohet për një femër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26

Nje aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku një automjet ka humbur...

Lexo më shumë
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com