GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Teatri thith para/ Veliaj hedh 180 mln lekë për mbikëqyrje punimesh

10:08 - 19/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pasi e ktheu Teatrin në një grumbull rrënojash, tashmë kryebashkiaku Erion Veliaj po kthen planet për “teatrin e ri” në vorbull që thith fondet publike.

Pasi e ktheu Teatrin në një grumbull rrënojash, tashmë kryebashkiaku Erion Veliaj po kthen planet për “teatrin e ri” në vorbull që thith fondet publike.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi e ktheu Teatrin në një grumbull rrënojash, tashmë kryebashkiaku Erion Veliaj po kthen planet për “teatrin e ri” në vorbull që thith fondet publike. 180 milionë lekë ka menduar kryebashkiaku të shpenzojë vetëm për mbikëqyrjen e punimeve të teatrit.

Tenderi është publikuar në APP me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1”.  Kompania që  do të fitojë tenderin, do të marrë 180 milionë lekë vetëm duke parë si ecin punimet. Dhe do të firmosin kontratën menjëherë pas shpalljes së fituesit (brenda muajit nëntor).

Kontrata do të jetë e vlershme për 2 vjet. Çka do të thotë që punimet për Teatrin do të vazhdojnë deri në vitin 2025. Pra, fondet e caktuara për vitet e ardhshme, kryebashkiaku Veliaj po i shpenzon që tani (para fushatës elektorale).

Ndërkaq, bëhet me dije se fituesi do të shpallet me datë 24 nëntor 2022. Nuk është çudi që fitues të shpallet  kompania “Fusha shpk”. Ose ndonjë firmë fantazmë e krijuar prej këtij oktapodi të lidhur me Veliajn dhe Ramën.

Paratë që po përvetësohen

Paratë për mbikëqyrje janë më vete, pasi më herët janë derdhur miliona lekë  për punimet e Teatrit. Kujtojmë se në  dhjetor të 2019, Erion Veliaj hapi tenderin me vlerë 500 milionë lekë për konsulencë. Ku fituesi ishte paracaktuar firma “Fusha shpk”.

Po për çfarë duhen shpenzuar 500 mln lekë për konsulencë që të bëjë vlerësim, kur ka vetëm një kompani në garë që është “Fusha shpk”.

Të cilën Edi Rama e paracaktoi nëpërmjet kritereve të vendosura. Kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit, që e plotësonte vetëm kjo kompani?!

Ndërsa, në vitin 2020, kompania A&E Engineering ka fituar tenderin për projektimin dhe studimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Shpallja e fituesit u publikua më 5 tetor në Agjensinë e Prokurimeve. Ky tender, me vlerë rreth 500 mijë euro u zhvillua nga Bashkia Tiranë gjatë korrikut.

 

Shpallen fituese ofertat më të larta

Bashkia Tiranë vlerësoi fituese të tenderit për studim-projektimin e Teatrit Kombëtar ofertën më të lartë që u paraqit në garën me vetëm dy konkurrentë. Oferta e bashkimit të studios shqiptare “A&E Enginnering” dhe asaj italiane “FM Ingegneria SPA” u vlerësua si fituese. Pavarësisht se ajo shfrytëzonte 99.9 për qind të fondit limit të vënë në dispozicion – 60,300,000 lekë nga 60,317,899 lekë që ishte fondi.

Oferta e dytë, e bërë nga bashkimi i studiove shqiptare “Gjeokonsult & CO” dhe “Archispace” kërkonte 55,635,000 lekë dhe ishte të paktën 7.8 për qind më e vogël se fondi limit. Në njoftimin e bërë publik në buletinin e prokurimeve publike, Bashkia Tiranë tregon se e vlerësoi me 96.2 pikë ofertën fituese.

Deri më tani, Veliaj ka shpenzuar 600 milionë lekë për ndërtimin e Teatrit, por gjë konkrete nuk po shohim!

Lexo edhe: Propaganda e Veliajt: 100 milionë lekë për tualetet në shkolla!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimErion VeliajFusha shpk.teatritender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Polici që shoqëronte Ervis Martinajn nuk pranon të flasë, ja arsyet

Polici që shoqëronte Ervis Martinajn nuk pranon të flasë, ja arsyet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona
Aktualitet

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40,...

Lexo më shumë
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com