GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Propaganda e Veliajt: 100 milionë lekë për tualetet në shkolla!

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Propaganda e Veliajt: 100 milionë lekë për tualetet në shkolla!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reklamat për punimet në shkolla janë  skema që përdor më shpesh Erion Veliaj për treguar se punon dhe për të fshehur abuzimet. Ditën e sotme ai ka nisur propagandën nga këto institucione. Pasi ka regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike një tender për mirëmbajtjen e tualeteve. Në fakt edhe ky projekt është propaganda e radhës e Lali Erit, pasi disa shkolla në Tiranë nuk kanë tualete fare, ose i kanë jashtë funksioni. Por, për këtë do flasim më poshtë. Tashmë do të tregojmë se ky prokurim është abuziv dhe me qëllim përvetësimi.

Open Data i ka dhënë këtij projekti “Flamurin e Kuq”, për të treguar se ka risk të lart për abuzimi dhe korrupsioni me fondin. Sipas dokumentit, për këtë projekt kanë paraqitur oferta 6 kompani, 5 nga të cilat janë përjashtuar që në fazën e parë të shqyrtimit të ofertave. Vihet re se 5 firma janë skualifikuar me justifikimin se nuk kanë dorëzuar CV dhe diplomat e punonjësve. Në fakt, sipas ligjit Bashkia si Autoritet Kontraktor duhet t’i vërë në dijeni dhe  jo t’i përjashtojë nga gara kompanitë pjesëmarrëse.

Por, Veliaj as nuk i merr në konsideratë këto rregulla dhe ka shpallur fitues pa garë bashkimin e operatorëve “2Z KONSTRUKSION SHP dhe ASI-2A CO shpk”. Dy kompani të cilat regjistrojnë numër të lartë tenderësh nga bashkitë, kanë marrë si dhuratë edhe 100 milionë lekë nga Veliaj. Duke kërkuar të dhëna për 2Z KONSTRUKSION SHPK,  rezulton të ketë marrë në dy vitet e fundit 4.2 miliardë lekë tenderë. Më së shumti nga institucionet vendore, ku kryeson mali me lekë i dhënë nga kryebashkiaku Veliaj. Ndërsa kompania “ASI-2A CO shpk” ka përfituar 2.7 miliardë lekë tenderë gjatë vitit 2020 deri në fillim të vitit 2021. Duhet theksuar, se të dyja firmat, një pjesë të këtyre fondeve, i kanë përfituar nga tenderët pa garë.

Për cilat shkolla flet Veliaj?

Dhënia e tenderit pa garë është finalizimi i skemës abuzive. Pasi planet e saj kanë filluar që nga objekti i projektit; “Mirëmbajte e tualeteve të shkollave”. Për cilat shkolla e ka fjalën Veliaj?! Me siguri vetëm për këto brenda qytetit të Tiranës. Se, po të largohet vetëm disa kilometra më në periferi, do të gjejmë shumë shkolla që nuk kanë fare tualete. Një vit më parë ka qenë edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, që e përforconte propagandën e Veliajt për rregullimin e shkollave.

Por, në media është publikuar disa herë realiteti i kushteve skandaloze të shkollave ku mësojnë fëmijët.

Marrim këtu shembullin e shkollës në Shupal, e cila është sjellë në qendër të vëmendjes nga shumë media. Kjo shkollë ndodhet vetëm 17 kilometra larg kryeqytetit, por në gjendje të degraduar. Kjo shkollë nuk ka banjo dhe fëmijët e mitur largohen për në banesë për të kryer nevojat personale. Veç kësaj fëmijë të moshës 6-11 vjeç mësojnë mes lagështirës, mykut dhe mungesës së kushteve minimale. Në qendër të klasës janë bankat e karriget, ndërsa pjesën tjetër të saj e zënë soba dhe një turrë me dru.

E njëjta situatë është edhe në shkollën “Hamdi Mansaku” në Zall Dajt.  Sipas të dhënave të  publikuara një vit më parë, nga “Faktoje.al”, Shkolla “Hamdi Mansaku” në Zall-Dajt ka në varësi të saj edhe 6 shkolla të tjera, të cilët gjithashtu funksionojnë me klasa kolektive.

Të gjitha këto klasa përfshirë edhe ato në shkollat Selitë e Malit, Besh, Shupal, Kurth, Dajt, Maricaj përballohen nga 19 mësues. Të gjitha këto shkolla, përveçse vazhdojnë të zhvillojnë mësim kolektiv dhe në klasa me lagështi, nuk kanë tualet, ujë dhe ndriçim. Atëherë sërish bëjmë pyetjen: Për cilat shkolla e ka fjalën Veliaj që “do të mirëmbajë tualetet”. Vetëm për këto shkollat pranë qendrës, që mund të shërbejnë mirë si një fasadë propagande!/ Esmeralda Hida/

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: fotoShkollatender propagandeTiranetualeteVeliaj

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
“Duan të paguajmë dhe ajrin”, banorët e Divjakës sërish në protestë

“Duan të paguajmë dhe ajrin”, banorët e Divjakës sërish në protestë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një vend që eksporton fuqi punëtore, në një treg që po tërheq...

Lexo më shumë
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26
Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

21:13 - 24/08/26
Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

Turistja gjermane i bashkohet protestës: Vijoni qëndresën dhe luftoni për demokracinë

20:56 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com