GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Teka e Ermal Dredhës: 60 milionë lekë për kompjuter të ri në zyrë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Teka e Ermal Dredhës: 60 milionë lekë për kompjuter të ri në zyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha bën më shumë tendera për mirëqenien e tij se sa në interes të qytetarëve. Në këto muaj i ka ndryshuar mobiljet, ka blerë dhe riparuar makinat, ka siguruar karburant, ndërsa tani i duhen kompjuterë të rinj për zyrën.

Më datë 22 nëntor 2023, Dredha ka shpallur të hapur garën për tenderin me objekt “BLERJE PAJISJE ELEKTRONIKE”. Sipas dokumenteve paraprake do të blihen 45 kompjuterë të rinj, printer dhe skaner. Me pak fjalë Dredha dhe stafi i tij duan pajisje më të sofistikuara për të hartuar projekte si ky që po flasim. Kjo tekë e kryetarit kushton 60 milionë lekë (pa TVSH).

Gara është planifikuar të zhvillohet më datë 14 dhjetor 2023, pra të interesuarit kanë edhe 10 ditë kohë për të dorëzuar ofertat. Por, kjo qenka disi e pamundur, pasi hartimi i kritereve nuk lë vend për konkurrencë.

Të paktën kështu thuhet në një nga denoncimet e bëra në Komisionin e Prokurimeve Publike për këtë tender. Më datë 27 nëntor 2023, firma “Blueprint Technologies” në pronësi të Gentian Gabës ka dorëzuar pranë KPP ankesën lidhur më tenderin në fjalë.

Sipas dokumentit të shqyrtuar rezulton se në tri pika ka probleme në raport me ligjin. Së pari, sipas ankimuesit, është e mjaftueshme që konkurrentet të paraqesin raportin e xhirove vjetore dhe jo bilancin financiar për tre vite e fundit duke përcaktuar edhe pikën e ligjit që e kundërshton.

Më tutje ankimuesi e konsideron të pamjaftueshme kohën prej 15 ditësh të vënë në dispozicion për dorëzimin e mallit. “Të gjithë artikujt objekt i këtij prokurimi janë mallra qe importohen nga furnitorët jashtë. Koha prej 15 Ditësh kalendarike është e pamjaftueshme për të porositur dhe lëvruar gjithë mallin. Duke patur parasysh sasinë e mallit që përbën rreth 12 Paleta, koha e nevojshme për transport është minimumi 2 javë. Duke shtuar dhe kohën për konfirmimin e porosisë me furnitorin 1-2 ditë punë, kohën e transfertës bankare 2-3 ditë punë, si dhe faktin që periudha e realizimit të kontratës përkon me sezonin e festiv të fundvitit (të gjithë furnitorët kane pushim javën e Krishtlindjeve) për këtë kontratë nevojiten minimalisht 30 ditë lëvrim”, sqaron ankimuesi.

Po ashtu, sipas ankuesit, edhe disa kritere të tjera duken sikur janë hartuar për një operatorët të posaçëm. Epo duke marrë parasysh faktin që është lënë në dispozicion një afat shumë i shkurtër nuk është çudi që Dredha ta ketë paracaktuar me kohë fituesin dhe ai i ka bërë gati mallin.

Kështu që Dredha ia jep kontratën mikut të tij dhe malli i shkon në kohë, duke e kamufluar në këtë mënyrë të gjithë abuzimin e bërë me një procedurë në dukje e rregullt.

Në fakt, biznesmenët duhet të ndërgjegjësohen që KPP kontrollohet nga qeveria dhe zakonisht bashkërendohet me zyrtarët për vendimet. Herë tjetër, kur ta ndjejnë pabarazinë, le ta denoncojnë Dredhën në SPAK.

Lexo edhe:Skema e Florian Gjergjit, “Ermal Dredha”, gjobë 35 mijë euro Geronit të “Brunes”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia Vloreermal dredham kompjutertender

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Trëndafila të bardhë/ Rivarroset Liridona, familja hap dyert e mortit

Trëndafila të bardhë/ Rivarroset Liridona, familja hap dyert e mortit

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com