GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teliti: Drejtorët e shkarkuar nga Veliaj, paketime për SPAK-un

10:59 - 28/10/24
në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Teliti: Drejtorët e shkarkuar nga Veliaj, paketime për SPAK-un
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka komentuar zhvillimet e fundit në bashki, duke përfshirë shkarkimin e 12 drejtorëve të rëndësishëm.

Teliti e cilësoi këtë veprim si një përgatitje për hetime të mundshme nga SPAK, duke e parë si një strategji për t’i larguar drejtorët nga përgjegjësia dhe për të mbuluar gjurmët e abuzimeve.

Sipas Telitit, Partia Socialiste, përfshirë kryeministrin Rama dhe kryetarin e bashkisë, përdorin këtë manovër për të pretenduar se po luftojnë korrupsionin, ndonëse ky fenomen është bërë një sistem i organizuar.

“Sigurisht që të 12 drejtorët e shkarkuar janë të gjithë “bisht për top”, por një pjesë prej tyre po paketohet, po bëhet gati.

Lëvizja e drejtorëve të rëndësishëm, si drejtori i Policisë Bashkiake, ujësjellës-kanalizimeve, e të tjerë, është thjesht një përgatitje. Po i bëjnë gati për SPAK, për prokurori.

Ne e dimë tezën e Partisë Socialiste, të kryeministrit Rama dhe të kryetarit të bashkisë, i cili thotë: ‘Unë po e luftoj vetë korrupsionin.’ Zotëri, ti e ke toleruar korrupsionin, ti e ke bërë korrupsionin sistem.

Ne kemi 31 javë që protestojmë para bashkisë së Tiranës me prova dhe me fakte.

Dhe çdo javë ne themi me argumente, themi që filan emër, filan drejtor, ka bërë këtë aferë korruptive, ka marrë këto para këtu. Nuk është vetëm 5D-ja, është 5D-ja, 7S-ja; tashmë po na del 12D-ja, se kështu mundohen t’i kamuflojnë, e kështu me radhë.

Ky është thjesht një përgatitje, që kur të ndodhin nga ana e prokurorisë procesverbalet për arrestimet dhe thirrjet përkatëse, ai të thotë: ‘Nuk janë më staf i imi këta, unë i kam larguar, madje unë jam ai që i kam shkarkuar këta.’
Rama është ai që thotë: ‘Jepni një dorëheqje përpara.’ Veliaj bën skemën tjetër, gjoja për të treguar që edhe ai është i fortë si Rama.

Këta kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë stafi i tij elektoral; ndonëse po largohen sot, aktivitetin e tyre politik ata do ta vazhdojnë. Paratë, milionat – po flasim për miliona euro – janë ata që i kanë marrë, i kanë tjetërsuar, i kanë gllabëruar, i kanë futur në xhepat e tyre. Por ama nuk do t’i gëzojnë të gjitha, sepse ca do t’i marrë prapë fushata dhe ca të tjera do t’i marrë stresi që kanë për të kaluar në organet e prokurorisë e kështu me radhë.

Pra, paketim përpara SPAK”– tha Teliti.

Etiketa: Kryesore1SpakTelitiVeliaj

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Brenda 24 orëve Lezha përgjaket nga tre aksidente, një i vdekur e disa të lënduar

Brenda 24 orëve Lezha përgjaket nga tre aksidente, një i vdekur e disa të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Lexo më shumë
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com