GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Temperaturat sot shkuan në 45 gradë, ja ç’ndodh me motin në vijim

17:44 - 25/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritje temperaturash, moti pëson sërish ndryshime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Meterologia Rezarta Xhakollari parashikon një ulje të temperaturave me 15 gradë në ditët në vijim, ndërkohë që termometri ditën e sotme ka regjistruar temperatura deri në 45 gradë.

Në studion e Syri Tv, Xhakollari tha se në fillim të muajit gusht vendi do të përfshihet nga reshje dhe stuhi shiu.

“Është një valë e të nxehtit që në fillim preku Jugun e Italisë dhe u ngjit sipër duke prekur të gjithë Europën, Greqinë dhe Shqipërinë. Në Tiranë është regjistruar 42 gradë në hije ndërsa në vend sot pritet të shkojë deri në 45 gradë. Durrësi dhe Vlora kanë përjetuar të nxehtin e tmerrshëm dhe kjo nuk është parë që në vitin 2008 ku u regjistruan 43 gradë prej tre ditësh rrjesht.

Kjo është një valë e të nxehtit rekord, por e jashtëzakonshëm do ta cilësoja nëse do të arrihet kjo në Janar, por janë ditë të nxehta duhet ta pranojmë. Edhe vendi ynë fqinj Italia po përballet me fenomene ekstreme, i gjithë dimri ishte i thatë dhe në muajin maj u shkarkuan të gjitha reshjet duke shkaktuar miliona e miliona dëme. Luftën në të ardhmen do ta kemi me klimën dhe jo me Rusinë.

Vendet e pasura kanë filluar të reduktojnë gazrat serë dhe këtë hap duhet ta marrim dhe ne edhe pse do të ketë reflektime në ekonomi.

Ngrohja globale do të prekë të gjitha fushat e ekonomisë pasi i nxehti ekstrem ose i ftohti ekstrem do të ndikojnë në shumë aspekte të jetës dhe bujqësisë.

Sot i nxehti do të jetë deri në mbrëmje dhe në këto momente është rërë sahariane.

Pas mbrëmjes do të ketë ndryshime dhe rrymat e ajrit nga cikloni i Islandës të aktivizohet dhe presim një rënie me 15 gradë.

Nuk do të kemi reshje shiu nesër dhe erërat do të jenë prezente dhe do të vijojë në normalitet vera. Fillimi i gushtit pritet të sjellë reshje dhe stuhi intensive në vendin tonë”, parashikoi meterologia.

Etiketa: Motiparashikimitemperatura

Lajme të lidhura

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)
Aktualitet

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Para
Conference League, Partizani sfidon Atletik Eskaldes në Andora

Partizani pa ide në 45 minutat e para ndaj Atletik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26

Belinda Balluku mori pjesë dje në një darkë Iftari në Dibër, nga ku postoi edhe foto në Facebook. Në një...

Lexo më shumë
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

13:30 - 17/03/26
Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Berisha: Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit

13:13 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com