Drejtoresha e Agjencisë së Parkut dhe Rekreacionit, Erinda Fino, është denoncuar disa herë nga ekskluzive.al për tenderat të dyshuar korruptiv që institucioni i saj në varësi të Bashkisë Tiranë prokuron, sepse mban një numër rekord të tenderave të shpallur me “Flamur të kuq” dhe një zot e di pse SPAK nuk po vepron.
Por njëri nga tenderat e fundit dukshëm korruptiv bie erë, jo vetëm se tenderi është shpallur “Redflag”, për shkak se janë përjashtuar të gjithë operatorët pjesëmarrës në garë veç fituesit, por sepse sasinë e mishit të prokuruar nga institucioni nuk ka kush e konsumon.
Duket shaka por Koshtit të ri Zoologjik i mungojnë kafshët mishngrënëse! Pak ditë më parë, të gjithë u bënë dëshmitarë të hapjes së Kopshtit Zoologjik të Tiranës, pas një kalvari të gjatë pritjeje dhe ndaj u pa e udhës që disa prindër të shoqëronin fëmijët e tyre të vizitonin kopshtin për të gjetur vendbanimin e disa kafshëve të egra që i shohin vetëm në televizor.
Qytetarët dhe fëmijët, të cilët kishin vite që e prisnin hapjen e kopshtit u skandalizuan nga ajo që panë, sepse nuk dinin çfarë të shihnin! Prindër e fëmijë silleshin rrotull rreth kopshtit në dukje zoologjik por që ishte kthyer në një stan me lepuj, lopë, lama dhe drerë… të gjithë këto kafshë barngrënëse. Mes tyre ishin vendosur tre gjitarë mishngrënës si ujku, luani dhe tigri.
Trishtuese dhe jashtë realitetit ishte të shihje një ujk të drobitur, duke “ngordhur për bukë”, të cilit i numëroheshin brinjët e endej vërdall brenda në kafaz a thua se e kishin lënë aty për ta torturuar. Por jashtë çdo imagjinate të vizitorëve ishte të shihje një tigër pa asnjë dhëmbë në gojë!
Foto të tigrit pa dhëmbë dhe ujkut të drobitur në Kopshtin Zoologjik
Për këto kafshë që po ngordhin nga uria dhe tigrin që nuk e bluan dot ushqimin por duhet ta përtyp, APR ka lëshuar një tender 19.558.526 lekë (rreth 200 milion lekë të vjetra). Në fakt tigrit nuk i duhet mish por një dentist që t’i rikthejë dhëmbët në gojë, për të bluar mishin që fluturon në vlera marramendëse në tenderat publik. Ndryshe kopshti zoologjik vendosini emrin “shih me sy e qaj me zemër”.
Tenderi me Flamur të Kuq i APR-së që kap vlerën rreth 200 milion lekë
Krahas tenderit të mishit për kafshët pa dhëmbë, ajo që bie në sy në tenderat të dyshuar korruptiv të APR, është se në 2 tendera pra ai i “Blerje mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik” dhe “Blerje bukë, fruta, perime për kafshët e Kopshtit Zoologjik”, fituese është kompania “Nelsa Shpk”. Tenderi për bukë dhe perime kap vlerën e 7 milion lekësh (70 milion lekë të vjetra).
Pra APR e Erinda Finos i ka dhënë rreth 270 milion lekë kompanisë “Nelsa Shpk” në dy tendera të dyshuar korruptivë, njëri për “Mungesë konkurrence” dhe tjetri për “Skualifikim të të gjithë operatorëve veç fituesit”.
Sipas dokumenteve zyrtare të OPA, vlerësohet se drejtoresha e APR Erinda Fino ka dhënë për periudhën Janar-Prill 2022, 6 tendera të dyshuar korruptiv me vlerën 50.076.097 lekë (500 milion lekë të vjetra).
Kjo nuk është hera e parë që ekskluzive.al denoncon tenderat skandaloz të Agjencisë së Parkut dhe Rekreacionit, kohë më parë kjo agjenci kishte prokuruar 500 milion lekë të tjera me tendera të shpallur “Flamur i Kuq”. Me sa duket Erinda Fino e paska taksative shifrën “500 milion” të dalin me tendera të dyshuar korruptiv. Po ti referohemi denoncimeve dhe rasteve skandaloz me tenderat e qeverisjes vendore, ku shefat kërkojnë një shumë marramendëse parash ryshfet nga një kompani me qëllim që ta shpall fituese dhe duke iu bazuar variantit 20% përqind i takon shefit, na rezulton se APR, vetëm për një 1 vit në tenderat e dyshuar korruptiv që kapin vlerën 1 miliard lekë ka arritur të fus në xhep të paktën 200 milion lekë./Ekskluzive.al
Discussion about this post