GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender 202 mln lekë për “Tërkuzin”/ Veliaj skualifikon 14 kompani, veç fituesit

23:16 - 22/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender 202 mln lekë për “Tërkuzin”/ Veliaj skualifikon 14 kompani, veç fituesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër tender ku skualifikohen të gjithë konkurrentët, përveç fituesit, është zhvilluar nga Bashkia e Tiranës. Në procedurën e hapur në datën 6 dhjetor 2021, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj, parashikon ndërtimin e mbrojtësve nga erozioni në lumin e Tërkuzit ose siç njihet ndyshe lumi i Tiranës. Ky tender mban numrin e referencës REF-13982-12-03-2021 dhe ka fondin limit prej 20.188.435 lekëve të reje, ose rreth 202 milionë lekë të vjetra.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 15 kompani, “Ardmir” shpk &“ASI-2A co” shpk, “Shendelli” shpk, “Pepa Group” shpk, “Kupa” shpk, “Caushi M” shpk & “K.M.K” shpk, “Liqeni VII” sha, “Ina” shpk, “Glavenica” shpk, “Shpresa-Al” shpk, “Zdravo” shpk, “Klajger Konstruksion” shpk, “BE-IS” shpk, “Denis-05” shpk, “Spektri” shpk, “Sireta 2F” shpk.

14 kompani prej tyre, janë skualifikuar dhe fituese është shpallur automatikisht kompania “Pepa Group” shpk, me ofertën prej 12,594,920 lekë të reja ose rreth 130 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë, në procedurë arsyet e skualifikimit jepen vetëm për dy prej kompanive, ndërsa për 12 të tjera nuk tregohet se pse janë hequr nga gara.

Arsyetimi bëhet për shoqërinë “Ardmir” shpk & “ASI-2A co” shpk, ku thuhet se ka paraqitur si punë të ngjashme objekte që nuk konsiderohen si punë të ngjashme. Pra, ato punime që ka paraqitur kompania, nuk janë të ngjashme me ato që kërkon tenderi. Ndërsa për shoqërinë “Shendelli” shpk, ku thuhet se nuk ka paraqitur dokumentet e duhura. Dhe jo më kotë arsyetimi i skualifikimit bëhet vetëm për këto dy kompani, pasi janë të vetmet që kanë paraqitur ofertat me vlerë më të vogël se fituesi. Konkretisht “Ardmir” shpk & “ASI-2A co” shpk, kanë ofruar 11,641,734 lekë të reja ose rreth 120 milionë lekë të vjetra, ndërsa “Shendelli” shpk me ofertë 12,241,208 lekë të reja, ose rreth 123 milionë lekë të vjetra. Për 12 kompanitë e mbetura nuk tregohet arsyeja se pse janë skualifikuar.

Duke qenë se kjo procedurë ka shumë hije dyshimi, edhe “Open Data” e ka shoqëruar këtë tender me flamur të kuq, me argumentin e skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Dhënia e tenderëve pa respektuar rregullat e prokurimit, është kthyer në një sport të zakonshëm nga Bashkia e Lali Erit. Arbitri që duhet t’i monitoroj këto procedura, që në këtë rast është Autoriteti i Konkurrencës, bën rolin e të verbrit dhe lë drejtuesit e institucioneve, të bëjnë çfarë të duan me taksat e qytetarëve.


Gijotina.com

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Lacio dhe Atalanta ndahen në paqe, dueli mbyllet pa gola

Lacio dhe Atalanta ndahen në paqe, dueli mbyllet pa gola

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com