GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë, 55 milionë lekë për dru zjarri në mes të pranverës

21:30 - 03/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender pa garë, 55 milionë lekë për dru zjarri në mes të pranverës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çudirat e bashkive me procedurat e paligjshme nuk paskan fund. Teksa “trofeun” për dhënien e tenderëve pa garë e mban bashkia e Erion Veliajt, së fundmi këtë zakon kanë filluar ta përvetësojnë edhe bashkitë lokale më të vogla.

Edhe pse në dukje jo shumë e njohur për procedurat tenderuese të paligjshme, Bashkia Maliq duket se ka bërë një lëvizje qesharake duke përfituar nga fondi i shtetit.

Sezoni i pranverës ka vetëm pak kohë që ka nisur, ndërsa Bashkia Maliq ka dhënë një tender për  “Blerje materiale për ngrohje dru zjarri”.

Procedura e siguruar nga gijotina.com mban numrin e referencës REF-24399-04-07-2022 dhe mbishkrimin “mungesë konkurrence”.

Fitues është shpallur automatikisht kompania “MORAVA-L” shpk. Në kohë pranvere Bashkia Maliq ka menduar të japë tender me vlerë 5 475 000 (pesë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSh ose rreth 55 milionë lekë të vjetra për blerjen e materialeve për ngrohje dru zjarri.

“MORAVA-L” shpk  jo më kot u zgjodh para afatit të caktuar fitues i këtij tenderi, pasi shfaqi ofertën më të leverdishme për Bashkinë duke përjashtuar operatorët e tjerë ekonomikë.

Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu e di që tenderi vetëm me një ofrues nuk mund të zhvillohet pasi ka cenuar konkurrencën dhe gara nuk duhet të vazhdojë, e megjithatë ka shpallur fitues kompaninë e privilegjuar.

Siç edhe kemi specifikuar në artikujt tanë, ky tender i është shtuar listës së gjatë të procedurave të paligjshme në një kohë kur buxheti i shtetit është duke u përballur me një serë emergjencash kriza energjetike si dhe rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. A.L/ gijotina.com.

Etiketa: Bashkia Maliqkryesore2tender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Kryeministri italian thirrje nga PE: Ballkani nuk është kërcënim për Evropën

Kryeministri italian thirrje nga PE: Ballkani nuk është kërcënim për Evropën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka...

Lexo më shumë
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com