GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë nga Ministria e Brendshme/ Kastrati merr 721 mijë euro

16:53 - 12/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tender pa garë nga Ministria e Brendshme/ Kastrati merr 721 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë pasi fitoi tenderin e karburantit pa garë me vlerë 6,5 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë, Kastrati fiton përsëri dy tendera pa garë për karburantet me vlerë 721 mijë euro nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme që drejtohet nga Bledi Çuçi.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka hapur fond limit me vlerë 1,34 milionë euro për tendera për karburantet të cilat janë ndarë në 5 lote. Për dy lotet e para, në datën 7 prill është shpallur fitues bashkimi i operatorëve “Kastrati” shpk dhe “Kastrati Group” Sh.a pa patur asnjë pjesëmarrës në garë për të disatën herë në prokurimet publike të cilat janë miratuar nga drejtuesi i ABP-së Endrit Mullai.

Loti I me vlerë 562 mijë euro pa TVSH parashikon furnizimin me lëndë djegëse për automjetet diesel (Gazoil) për dy vite. Sipas dokumentave standarte, në kontratë parashikohet një sasi nafte prej 452 mijë litrash e cila do të lëvrohet sipas kërkesave nga Autoriteti Kontraktor që në këtë rast është ABP-ja. Loti II me vlerë 159 mijë euro pa TVSH parashikon furnizimin me lëndë djegëse për automjetet Diesel (Gazoil) për 3 vite. Duke iu referuar të njëjtave dokumentave të lotit I, në lotin II sasia e pritshme është 132 mijë litra të cilat përsëri do të përmbushen sipas kërkesave të ABP-së.

Nga vëzhgimet tona, tek dokumentat e tenderave rezulton se fitimi është i përcaktuar në masën 18 lekë të reja dhe skandali lidhet me faktin se pavarësisht rrethanave ky fitim nuk mund të ndryshohet.

“Gjatë kohës së zbatimit të kontratës, për furnizimin me karburant, vlera absolute e normës së fitimit nuk do të ndryshojë gjatë egzekutimit të kontratës në rast të luhatjes së cmimeve.” -shkruhet tek dokumentat standarte për lotin I dhe lotin II.

Problemi në këtë rast është fakti se nëse tregu i karburanteve pëson rritje të pakontrolluar të çmimit prej mungesave apo luftrave si në rastin e para disa javëve ku çmimi kapi vlerën 280 lekë/ litër ose shkon akoma më shumë sipas skenareve ogurzeza të kryeministrit Edi Rama, përsëri fitimi nuk ndryshon për kompanitë. Pra, kontrata mbron operatorin fitues (Kastratin) dhe lë zbuluar shtetin shqiptar i cili merr një barrë ekonomike të madhe nëse gjërat përkeqësohen. Kryeministri ka thënë se barrën e merr qeveria në rastin e borxheve për OSHEE dhe KESH por barra i ngelet gjithmonë popullit sepse çdo qindarkë e shpërdoruar nga fondet publike dhe çdo borxh që merret shpërndahet mbi taksat që paguajnë qytetarët shqiptar të cilët automatikisht do shkurtojnë shpenzimet e tyre.

Gijotina.com ka denoncuar vazhdimisht tenderat pa garë që i janë dhënë Kastratit të cilat heqin konkurrencën dhe nuk sjellin asnjë përfitim në menaxhimin e të ardhurave buxhetore që janë taksat e shqiptarëve të shpërndara nw fonde publike duke shkelur parimet e tenderimit sepse ka rrezik të lartë për korrupsion sipas Open Data. Sot që flasim bashkia e Durrësit me kryetare Emiriana Sakon ka shpallur fitues Kastratin në një tender pa garë me vlerë 1,3 milionë euro pa TVSH, rast i cili u evidentua nga Gijotina.com pasi nuk kishte asnjë operator tjetër pjesëmarrës si zakonisht. Megjithatë kjo kompani vazhdon të marrë tendera me vlerë të lartë monetare nga pushteti qendror dhe vendor pa patur asnjë filtër përveç zërit akuzues të opozitës shqiptare e cila e etiketon Kastratin si oligarkun kryesor të qeverisë Rama.

Etiketa: 721 mije euroagjencia e blerjeve te perqendruaraKastratikryesore2tender pa gare

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Aksidentet rrugore/ Gledis Nano: Do përdorim makina pa logo për kapur shkelësit

Aksidentet rrugore/ Gledis Nano: Do përdorim makina pa logo për kapur shkelësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com