GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë për spitalin e Gjirokastrës, Shëndetësia i shërben Orion Strugës

18:05 - 30/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender pa garë për spitalin e Gjirokastrës, Shëndetësia i shërben Orion Strugës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i shëndetësisë organizon tenderin e radhës pa garë duke i dhënë mirëmbajtjen e pajisjeve të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës me vlerë 103 milionë lekë të vjetra pa TVSH kompanisë Fedos Shpk.

Shpallja e fituesit në 23 mars 2022 nga institucioni prokurues nuk është se bëri shumë bujë, por mungesa e konkurrentëve, përsëritja e këtij fenomeni me po të njëjtën kompani nuk u anashkalua.

 

 

Tenderët kanë nevojë për konkurrencën në mënyrë që shqiptarët të marrin shërbimin që paguajnë sepse siç shkruhet shpesh nëpër kontratat e shëndetësisë, operatori ekonomik nuk mund të vonohet apo të gabojë në shërbime të cilat janë jetike dhe vendimtare në shëndetin e njeriut. Kombinimi i këtyre faktorëve janë indikatorë të fortë për sjellje korruptive, në sektorin që  është kthyer në hemorragjinë e arkës së shtetit, barra e të cilës bie mbi shqiptarët.

Megjithatë shëndetësia dhe qeveria, të dyja njëkohësisht nuk janë ndërgjegjësuar për procedurat e prokurimit për kompaninë Fedos Shpk e cila ka si pronar Orion Strugën. Madje qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për Fedos shpk dhe simotrat e saj sipas Open Data Albania gjatë pandemisë me tenderat sekretë. Organizata AIS promotore e Open Data Albania, doli në deklaratë për shtyp ku e cilësoi këtë procedurë të qeverisë Rama si antikushtetuese, jo ligjore, jo të përligjur dhe në cënim të parimeve bazë të mirëqeverisjes.

Vetëm gjatë pandemisë janë firmosur 15 kontrata të cilat janë klasifikuar “sekret”. 14 prej këtyre kontratave janë organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe vetëm një nga Ministria e Drejtësisë.

Pikërisht të vetmin tender të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për “Blerje materiale mjekësore në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19” sipas VKM nr. 276, datë 6.4.2020  me vlerë 450 mijë euro pa TVSH e ka fituar Fedos shpk.

Në tenderin sekret, ashtu si tenderi i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës nuk ka konkurrentë dhe mbi të gjitha nuk dihet asgjë rreth kontratës përveç vlerës dhe titullit duke e lënë çdo gjë në dorë të qeverisë ku institucionet audituese bashkë me median dhe shoqërinë civile e kanë të vështirë të verifikojnë zbatueshmërinë e këtij procesi.

Deri më sot Fedos shpk ka marrë 98 tendera me flamuj të kuq sepse konkurrentët janë skualifikuar ose  ka patur mungesë konkurrence për kontrata që kapin vlerën e 3 milionë eurove pa TVSH për të cilat sipas “openprocurement.al” ka dyshime të forta për sjellje abuzive dhe antiligjore.

Etiketa: gareGjirokastrakryesore2shendetesiasherbenSpitalitenderi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Inter humbi mundësinë të rimerrte kreun, mposhtet në “San Siro” nga Sassuolo

Bologna-Inter dhe 4 sfida të tjera, Lega Serie A i përcakton oraret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com