GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender për luksin/ Karrige dhe poltrona rrotulluese, kolltukë lëkure për drejtorin e Lali Erit tek “Eco Tirana”

13:12 - 29/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Tender për luksin/ Karrige dhe poltrona rrotulluese, kolltukë lëkure për drejtorin e Lali Erit tek “Eco Tirana”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luks i shfrenuar nëpër zyra, tashmë jo vetëm në selinë e Bashkisë Tiranë, por edhe tek “Eco Tirana” që e ka qendrën në “Don Bosko”. Kjo shoqëri është themeluar nga Erion Veliaj në bashkëpunim me biznesmenë të lidhur me  mafian në Verona, për të pastruar paratë e korrupsionit dhe për të zhvatur arkën e bashkisë.

Nuk mjafton që kjo shoqëri paguan me taksat tona 6 administratorë, por harxhon çdo vit miliona lekë për zyrat e tyre. Dhe pavarësisht denoncimeve në media, “Eco Tirana” vazhdon me shpërfillje të shpërdorojë paratë që u kalon Lali Eri për të pastruar dhe higjienizuar kryeqytetin.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Ndërsa, dje denoncuam tenderin 2.5 milionë euro për naftë, ku duken qartë shkeljet e ligjit mbi prokurimet, sot “Eco Tirana” do të ndryshojë mobiliet e zyrës së drejtorit italian që bën pazaret e Veliajt. Sipas radhës, administratorët e kësaj shoqërie janë Renato Guarnieri; Frederico Berto; Andrea Benati; Anjeza Çallpani; Diego Testi; Mirco Caliari.

Për këtë më datë 30 maj 2024, shoqëria ka hapur tenderin 17 milionë lekë me objekt’ Blerje mobilje dhe pajisje për zyra dhe sallën e mensës’. Ishte lënë dy javë kohë për dorëzimin e ofertave dhe shohim që deri më datë 12 qershor kur është mbajtur tenderi ishin dorëzuar 7 oferta. Menjëherë 6 prej kompanive skualifikuar nga gara me argumentin se nuk kishin dorëzuar sigurimin e ofertës apo mostra për produktin. Një tjetër kompani u skualifikua se kishte bërë gabime aritmetike tek oferta, ndërsa firma “Muça” sipas komisionit, kishte ofertë “anomalisht të ulët”.

E vlefshme sipas komisionit ishte vetëm oferta e firmës   SHAGA SHPK me vlerë 9.8 milionë lekë. Nëse gjërat qëndrojnë kështu, përse nuk anulohet tenderi dhe të organizohet sërish procedura për të marrë oferta të përshtatshme?

“Eco Tirana” ka shkelur kërkesat e ligjin sepse më datë  28 qershor 2024 ka publikuar kontratën me fituesin në mungesë konkurrence. Theksojmë se Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Luks për zyrën e drejtorit

Në fakt, në këtë tender më shumë na shqetëson luksi që blihet me paratë e taksapaguesve. Ku ndryshon zyra e drejtorit të kësaj ndërmarrje nga ajo e Presidentit të Republikës apo e kryeministrit?

Ky drejtor blen një ndejtëse speciale për veten, që quhet “Poltrona drejtuesi rrotulluese” me shpinore të rregjistrueshme me mekanizëm për ulje-ngritje me piston. Tapiceria të jetë në stof cilësor ose lëkure ekologjike

me shtrese te bollshme me mbushje sfungjeri.

Nuk është mjaftuar me kaq! Seti i kolltukëve të zyrës së drejtuesit duhet të jetë i përbërë nga një kolltuk tek dhe dy kolltukë dysh. Veshja e kolltukëve duhet të jetë me lëkurë ekologjike cilësore. Dimensionet duhet të jenë standarde për këtë produkt dhe në përputhje me dimensionet e konfigurimin e zyrës. Tavolinë, dollap, sirtarierë, varëse, gjithçka e re për rehatinë e drejtorit. Një banak recepsioni për sekretaren e drejtorit. Mobilja duhet te jete e hapur nga ana e operatorit për pozicionim e këmbëve. Materiali do të jetë laminant me trashësi jo me të vogël se 2.5 cm me bordurë. Në brendësi, recepsioni do të ketë 3 komodina. Një tavolinë mesi, frigorifer, mikrovalë.

Por ka menduar edhe për varësit. Ja ku u erdhi radha dhe do të blihen 15 karriget rrotulluese për zyrat e tyre.  .

“Karriget rrotulluese të kenë shpinore të regjistrueshme me mekanizëm për ulje-ngritje me piston. Karrigia do të mbështetet mbi një bazament në formë ylli prej materiali plastik me 5 rrota në ekstremet e tyre. Rrotat të jenë me material plastik ngarkesë-mbajtës. Krahët mbështetës të karriges të jenë plastikë dhe ngarkesë mbajtës. Tapiceria të jetë në stof të cilësisë së parë ose lëkurë ekologjike”. Me pak fjalë po nuk që me formë ylli, ekologjike, lëkurë dhe e rehatshme nuk e pranon stafi i ndërmarrjes së pastrimit.

Kur pamë në emërtimin e prokurimit që bëhej fjalë edhe për mensën, kujtuam se drejtori i Lali Erit po mendon për punonjësit e pastrimit. Në fakt qenka një mensë e vogël vetëm për drejtorin dhe kabinetin e tij, sepse do të ketë vetëm 3 tavolina.

Lidhjet me mafian italiane

Në qershor të 2016, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj krijoi një kompani të përbashkët mes Bashkisë dhe ndërmarrjes komunale të Bashkisë së Veronës me objekt mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës.

Për këtë qëllim, në qershor 2016 u formua kompania EcoTirana, me kapital fillestar një milionë euro, me ortakë 51 për qind Bashkinë Tiranë dhe 49 për qind kompaninë italiane. Kjo e fundit është në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës.

Anëtar i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanitë ortake të AGSM-së) është Andrea Miglioranzi, një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane, i emëruar nga Kryebashkiaku Tosi.

Kompania italiane ortake e Bashkinë Tiranë në kompaninë e pastrimit të mbetjeve ‘EcoTirana’, akuzohet nga prokuroria italiane për qarkullim parash në favor të grupit mafioz Ndragheta.

Andrea Miglioranzi, deri më 30 janar 2018 anëtar i Bordit Administrativ i AGSM Holding dhe president i AMIA-s (një nga dy kompanitë ortake të AGSM-së), kompani ortake me EcoTirana-n dhe ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, i cili firmosi marrëveshjen për krijimin e kompanisë së përbashkët EcoTirana, po hetohen për bashkëpunim me pjestarë të grupit mafioz Ndragheta.

Më 4 qershor 2020, Prokuroria italiane ka gjetur se “kompania komunale e Bashkisë Verona, Amia, është përdorur për të qarkulluar para [të lidhura me organizatën kriminale], dhe dy drejtuesit e saj janë nën hetim”.

Prokuroria ka akuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, rryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.

Tosi po hetohej në gjendje të lirë për përdorimin e kompanisë komunale të Bashkisë Verona Amia, për të likujduar një faturë me vlerë 5000 euro për llogari të një hetuesi privat.

Ndrësa, Andrea Miglioranzi, në arrest shtëpie, akuzohej se ka përdorur kompaninë komunale të Bashkisë së Veronës Amia të pastrimit të mbetjeve, për qarkullimin e parave të organizatës Ndragheta. Gjyqi u mbyll në fillim të këtij viti dhe shpalli fajtor Andrea Miglioranzin.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimEco TiranaErion Veliajkolltukeluksmafia italianesirtare

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
I shpallur në kërkim për dosjen e 7 bandave, arrestohet Astrit Avdylaj

I shpallur në kërkim për dosjen e 7 bandave, arrestohet Astrit Avdylaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com