GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderat para zgjedhjeve, paralajmërohet kallëzim penal për Sakon

16:53 - 31/03/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Emiriana Sakon shfrytëzon çdo situatë për të nxjerrë lekë nga arka e Bashkisë Durrës.

Emiriana Sako, tender abuziv

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka paralajmëruar padi në KQZ dhe kallëzim penal për kryebashkiaken socialiste të Durrësit Emiriano Sako, e cila garon për një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në një deklaratë për mediat, Irakli Pina, anëtar i kryesisë së FRPD, tha se Sako ka shkelur rregulloren e funksionimit të Këshillit Bashkiak, si edhe një udhëzim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që lidhet me prokurimet publike.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Pina sqaroi se Bashkia Durrës, në datë 30.03.2023, publikoi rendin e ditës për mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak.

“Në këtë rend dite u paraqitën plot 39 pika që do të diskutoheshin e do të miratoheshin. Zelli i justifikueshëm për të ezauruar sa më tepër çështje para fushatës elektorale, i ka çuar krejtësisht në paligjshmëri titullarët e institucionit. Në ‘rregulloren e funksionimit të Këshillit Bashkiak’, përkatësisht neni 55, pika 2, shprehimisht thuhet: ‘Numri i projektakteve të përfshira në rendin e ditës në mbledhjet e Këshillit, nga Bashkia të mos jetë më shumë se 13, ndërkohë që për mbledhjet ku do shqyrtohen projektakte që përfshijnë buxhetin, paketën fiskale, koncesione, Partneritet Publik Privat, të mos jenë më shumë se 5 (pesë)’”, shpjegoi ai.

Por, më tej, shprehet se “Bashkia Durrës është e njohur në shkeljet e kryera për qëllime thellësisht elektorale, duke iu referuar gjobës prej 1 milionë lekë të marrë në 2019 pikërisht nga kryebashkiakja aktuale, ndërsa sot, vijon sërish me paligjshmëri duke mos zbatuar rregulloren e sipërpërmendur, që përbën bazën e punës dhe veprimtarisë së saj”.

Tenderat

“Nga ana tjetër, duhet theksuar se ky institucion ka shkelur rëndë udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, datë 12 Janar 2023, udhëzim me 15 pika të vendosura në dispozicion të të gjitha bashkive të vendit, duke dhënë nga Janari deri në Mars 2023, 10 tendera publikë me objekte të ndryshme, ku pjesa dërrmuese e tyre kanë si përfitues zgjedhësit”, shtoi.

Paralajmërimi për kallëzim

“Partia Demokratike e Shqipërisë, ndjen detyrim kundrejt qytetarëve për t’i bërë publike këto fakte, e në zbatim të udhëzimit të KQZ, do të depozitojmë pranë këtij institucioni të gjithë dosjen me shkeljet dhe parregullsitë e kryera nga ‘Bashkia Durrës’ për periudhën para-zgjedhore. Së fundmi, i bëjmë me dije opinionit publik se do të ndjekim me padi penale kryebashkiaken e qytetit të Durrësit, znj.Emiriana Sako dhe titullarët e institucioneve për shpërdorim detyre, për shkelje të ligjit zgjedhor e udhëzimit të KQZ, duke cënuar rëndë procesin dhe barazinë në konkurrim, që janë themeli garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha anëtari i kryesisë së FRPD-së.

Etiketa: Emiriano Sakotenderazgjedhjet e 14 Majit

Lajme të lidhura

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët
Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Vetëplagoset me armë zjarri 59 vjeçari nga Delvina

U hodh nga kati i katërt i spitalit, ndërron jetë pacienti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët
Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të marte në kodrën e fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht të...

Lexo më shumë
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com