GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderët pa garë janë “hobi” i Veliajt, jep miliona lekë për blerje tubash

08:55 - 15/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderët pa garë janë “hobi” i Veliajt, jep miliona lekë për blerje tubash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me tenderët nuk kanë të sosur, si duket hapja e tenderëve pa garë është “hobi” i tij. Vazhdimisht Gijotina.com ka denoncuar sagën e shkeljeve që bën Veliaj me tenderët, ku pjesa më e madhe prej tyre janë me shkelje ligjore ose me kompani fituese fiktive dhe fantazmë. Në javët e fundit kryebashkiaku i ka shtuar numrin e tenderëve pa garë, ndërsa i fundit bën fjalë për blerje tubash të brinjëzuar, për të cilin ka dhënë mbi 12 milionë lekë për kompaninë që favorizon në çdo garë.

Ky tender është i skuailfikuar në radhën e kontratave “Red Flag”, çka do të thotë se janë shkelur rregullat bazë të trasparencës dhe konkurrimit. Në këtë rast, Veliaj ka skualfikuar nga gara kompaninë BAÇI – EL 2003 SH.P.K, duke thënë se, nuk përmbush pikën 2.3.5 të kapacitetit teknik ku parashikohet se: “Operatori ekonomik duhet të paraqesë në vendin dhe orën e përcaktuar për hapjen e ofertave në dokumentat e tenderit, nga një mostër për gjithë mallrat, objekt prokurimi. Mosparaqitja e mostrave përbën shkak për skualifikim” pasi operatori ekonomik nuk është paraqitur në datën dhe orën e përcaktuar. Për të njëjtën arsye ka përjashtuar edhe kompaninë  SARK sh.p.k, duke lënë në garë vetëm kompaninë LIGUS sh.p.k. Kjo kompani është e njohur për përfitimin e tenderëve, duke qenë e vetmja në garë dhe që asnjëherë nuk skualifikojet edhe kur është në shkelje të rregullave.

Rast i përsëritur

LIGUS sh.p.k  për tenderin në fjalë ka fituar 12. 292. 000,00 për një shërbim që Bashkia mund të kryente pa tender, ose të paktën brenda rregullave. Por, kjo nuk është hera e vetme, kohë më parë kryebashkiaku Veliaj për llojin e kontratës publike blerje mallrash me objekt tenderimi “blerje makineri pajisje (automjete)”, me vlerë 43,200,000,00 lekë, ka eliminuar nga gara tre nga katër operatorët duke shpallur fitues kompaninë “LIGUS SHPK”.

 Kjo për faktin se, Veliaj ka përjashtuar nga gara kompaninë BO “Pastrime Silvio Shpk & Timak” Shpk me argumentin se, nuk e ka përmbushur kriterin e kërkuar në shtojcën 9 të DST pasi në kontratën e bashkëpunimit nuk janë përcaktuar elementët konkret në përputhje me bazën ligjore në fuqi. Ndërsa operatori konkurrues “Mektrin Motors” Shpk është përjashtuar me argumentin se, nuk plotëson Kriteret e Veçanta për kualifikim. Por, po ashtu është përjashtuar nga gara edhe operatori konkurrues Rrapi Myzeqari Shpk me argumentin se, nuk ka paraqitur në sistemin elektronik ofertën ekonomike dhe dokumentacionin e plotë ligjor e teknik të kërkuar në Shtojcën e DT, duke shpallur kështu automatikisht fitues kompaninë LIGUS SHPK.

Sakaq, ajo që vihet re është se kjo kompani ka ofruar vlerën më të lartë nga dy kompanitë  e tjera, madje me një vlerë shumë të përafërt me  fondin limit, konkretisht 11. 456. 380,00  lekë. Pra, përveç se të japë tenderë pa garë, mania e Erion Veliajt është t’i japë tenderon kompanisë me ofertën më të shtrenjtë.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: Erion Veliajgaretender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Ruanin “shtëpinë e barit” në Spanjë, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Ruanin “shtëpinë e barit” në Spanjë, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com