GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tenderët problematikë/ Bashkitë bënë kërdinë në 2021, Tirana dhe Durrësi kryesojnë

14:15 - 17/02/22
në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderët problematikë/ Bashkitë bënë kërdinë në 2021, Tirana dhe Durrësi kryesojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin që lamë pas vendi ynë kaloi krizë financiare, por bashkitë sërish kanë gjetur vendin për të miratuar me dhjetëra tenderë, ku një pjesë e tyre ishin problematik dhe në shkelje të ligjit. Të gjitha bashkitë kanë zhvilluara tenderë të tillë, duke vjedhur kështu para nga buxheti i shtetit, por më problematike qëndrojnë Tirana dhe Durrësi. Në raportin e publikuar nga “Open Data Albania” thuhet se, Bashkia Tiranë ka 3 procedura kontraktimi të mbajtura në 2021, me vlera mbi 100 milion lekë dhe me risk për parregullsi dhe tenderë që janë falur për miqtë e kryebashkiakut. Vlera e fondit limit për të tre këto tenderë është gati 300 milionë lekë. Sakaq, duhet të theksojmë se në këtë artikull janë renditur vetëm tenderët me vlera më të larta, pasi secila nga bashkitë regjistrojnë numër më të lartë tenderësh abuziv.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për tenderin me titull “Shtesa e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë 1800l/s faza e 2 me 1200l/s. është procedura, që shënoi vlerë fondi limit 1. 762. 144. 843 Lekë. Kjo procedurë është fituar duke skualifikuar operatorin me ofertë më të ulët. Po bashkia Tiranë ka edhe dy tenderime të tjera me risk si tenderi për “Shtesa e Kontratës Rikonceptimi i Kopshtit Zoologjik” vlerë fond limit 105. 311. 644 lekë dhe “Blerje Kimikate për UKT” me vlerë 165. 78. 500. lekë.

Bashkia Durrës
Bashkia Durrës është po aq problematike sa ajo e Tiranës, e cila gjithashtu regjistron 3 tenderë në shkelje të ligji, të cilat kanë gllabëruar miliarda lekë nga fondi i bashkisë. Kjo bashki paraqitet problematike për shkak të dhënies pa garë tenderin me vlerë 1. 148. 864 000 lekë me objekt “Depozitimi i Mbetjeve Urbane Bashkia Durrës. Kjo procedurë u mbajt në muajin Shtator 2021, dhe fituesi është Integrated Ebergy BV SPV.
Po bashkia Durrës shënon edhe dy tender të tjerë po me vlerë mbi 100 milion lekë të mbajtur gjatë vitit 2021 dhe që kanë risk të lartë për parregullsi, abuzime dhe korrupsion. Konkretisht është tenderi për Ndërtimin e rrjetit K. U. Z të fshatit Shënavlash Bashkia Durrës me vlerë fondi limit 364. 498 645 Lekë. ky tender u bë me garë të hapur, por gjatë vlerësimit u s’kualifikua ofertuesi me vlerë më të ulët. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve EdiCom shpk dhe 2T shpk. Po në Bashkinë Durrës gjatë vitit 2021 është zhvilluar pa garë dhe kap vlerë 109. 199. 733 lekë, i fituar nga Kastrati shpk.

Bashkitë e tjera
Sakaq, bashkia e tretë problematike renditet ajo e Pogradecit me 2 tendera që kanë shkulur hapur ligjin për prokurimet, për të cilët kanë shkuar dëm prej 900 milionë lekësh. Skandali me tenderët thellohet, kur një bashki e vogël si Poliçani shënon tender me vlerë të fondit limit prej 700. 000. 000 për furnizimin me ujë i fshatrave Vertop, Bregas, Fushe-Peshtan dhe Vodice, Bashkia Poliçan” dhe me shënimin me “red flag” si tender me risk për parregullsi, pasi është shpallur fituesi pa u zhvilluar një garë e mirëfilltë.

Ndërkohë, Elbasani ka gjithashtu tenderë të tillë, konkretisht atë me titull Kryerja e shërbimit të pastrimit në qytetin e Elbasanit dhe Blerje makineri pajisje për UK. Për tender me të njëjtin objekt bashkia Roskovec ka harxhuar miliona dollarë. Njësoj edhe bashkia e Dropullit ka dhënë tender problematik me të njëjtin objekt, i cili kap shifrat 1 miliardë lekë. Pra, nga këto të dhënat tregohet qartë se si bashkitë i keqpërdorin paratë që duhet t’i investojnë tek qytetarët dhe në fund ankohen se nuk kanë mjaftueshëm fonde.

Etiketa: abuzimeBashkia DuresBashkia Tiranekryesore2tendera

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
I quajti çupëlina, Balluku-Xhaferajt: Keni dhe ju një vajzë…

I quajti çupëlina, Balluku-Xhaferajt: Keni dhe ju një vajzë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com