GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 117 MLN lekë/ Bora Muzhaqi dhe Eriselda Sefa marrin “Flamur të kuq”

11:46 - 05/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 117 MLN lekë/ Bora Muzhaqi dhe Eriselda Sefa marrin “Flamur të kuq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka vite që diskutohet dhe mbi 4 muaj që është hartuar plani i bibliotekës “Të rinjtë për të rinjtë” në Lushnje, por kryetarja Eriselda Sefa u zgjua tani që nisi fushata elektorale. Kryebashkiakja ka firmosur kontratën për të vënë në zbatim projektin “Të rinjtë për të rinjtë”. Që ka në fokus rikonstruksionin e bibliotekës së qytetit. Tenderi është shpallur më datë 29 mars të këtij viti dhe ka si objekt  “Rehabilitim Biblioteka “Të rinjtë për të rinjtë”. Sefa ka vënë në dispozicion për këtë projekt 11 674 390,00 lekë (të reja).

Por pse duhen këto para shtesë nga Bashkia?!

Kujtojmë se në prezantimin e këtij projekti në dhjetor 2022, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), Alqi Kushi, nënshkruan kontratat me disa bashki. Dhe deklaruan se financimi do të bëhet totalisht nga AKR.

Në fakt, në dokumentet e tenderit shihet se 33 milionë lekë do t’i merren taksapaguesve lushnjarë. Këto para për rikonstruktimin bazë që do të bëhet për vitin 2023 dhe më pas investimet plotësuese do të bëhen AKR.

“Burimi i financimit: Buxheti i Bashkisë Lushnje dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) Vlera e financimit për vitin 2023 nga buxheti i Bashkisë është : 3 341 058 (tre milion e treqind e dyzet e një mijë e pesëdhjetë e tetë) Lekë pa TVSH”, thuhet në dokument.

Me sa duket Muzhaqi na paska gënjyer, ose Sefa ka bashkëpunuar me të për të thithur dhe përvetësuar fondin për fëmijët. Punimet për bibliotekën kush e di kur përfundojnë. Pavarësisht se në tender thuhet se afati është përafërsisht 2 muaj punime.

Tenderi pa garë

Dyshimet për këtë kontratë shtohen e më shumë kur shohim se bashkia ka shkelur ligjin. Dhe shifrat që janë ofruar për këtë shërbim kanë diferencë të madhe. Së pari, kontrata është dhënë pa zhvilluar një garë të mirëfilltë në bazë të ligjit. Sepse për këtë tender kanë paraqitur ofertat e tyre 11 kompani. Por, 10 prej tyre janë skualifikuar automatikisht, duke lënë në garë vetëm firmën “SARDO” shpk, në pronësi të Saba Hamatajt. Ky i fundit pa u lodhur fare ka marrë fitoren në kundërshtim me ligjin. Duke vlerësuar këtë procedurë të parregullt, monitoruesi Open Data e ka listuar tenderin me “Red Flag”

Gjithashtu është shkelur e një pikë tjetër e rregullave për prokurimet.

Sepse firma fituese ka paraqitur ofertën me vlerë 90 milionë lekë, por kishte oferta edhe me vlerë 86 milionë lekë apo 88 milionë lekë. Gjithsesi, ajo që bie në sy është se të gjitha ofertat janë të paktën nga 11 milionë lekë më lirë se fondi limit që ka vendosur të shpenzojë bashkia.

Oferta më e përsëritur është ajo me vlerë 89 milionë lekë. Dhe nëse e marrim si nivel bazë të shpenzimeve reale që do të kryhen i bie që 33 milionë lekë do jepen nga bashkia. Dhe vetëm 56 milionë lekë do të jap AKR. Pra gjithçka u tha në 2022 ishte propaganda e radhës nga ministrja Muzhaqi.

Lexo edhe: Eriselda Sefa blen 750 mln lekë asfalt, rrugët e nisura i ka lënë përgjysmë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAKRBashkia LushnjebibliotekaBora MuzhaqiEriselda Sefaopen data albaniared flagtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Burri në burg, gruaja falsifikon aktin noterial dhe tenton të kalojë kufirin me dy vajzat e mitura

Lëndë narkotike në çantë, arrestohet kolumbiania në Rinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com