GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 332 mln lekë/ Motra e oligarkes Vilma Nushi fut duart tek Letrat me Vlerë

12:05 - 27/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 332 mln lekë/ Motra e oligarkes Vilma Nushi fut duart tek Letrat me Vlerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmenia Majlinda Hido, motra e oligarkes Vilma Nushi, fiton çdo tender ku merr pjesë, fal lidhjeve të forta me qeverinë. Çdo tender i saj është nënshkruar në shkelje dhe askush nuk ka marrë masa. Vetë Majlinda kujtohet të ngrejë zërin për abuzimet me prokurimet, vetëm në rastin e parë që ajo nuk fiton kontratën. Bëhet fjalë për prokurimin me vlerë 332 milionë lekë, të hapur nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.

Theksojmë se kjo është shtypshkronja e qeverisë, ku shtypen llojet e biletave të lotarisë, faturave dhe formularëve që kanë të gjitha numër serie dhe që shërbejnë për tu konvertuar në para. Si dhe biletat e transportit rrugor të udhëtarëve, kinemave, teatrove etj; Bëhet shtypshkrimi i pullave fiskale të të gjitha llojeve dhe pullave të tjera me numër serie.

Tenderi do të qëndrojë i hapur deri në 16 mars 2023. Me sa duket fituesi është paracaktuar dhe kriteret janë të hartuara sipas interesave të tij. Ky fitues nuk është motra e Vilmës dhe për këtë me datë 23 shkurt 2023. Hido i nxjerr të palarat tenderit në ankesën e saj në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Në ankesë pretendohet se qëllimisht institucioni ka hartuar një tender që paralizon çdo kandidat tjetër, madje edhe kompaninë e saj. Kështu, fituesi do të shpallet nga firma që ka paracaktuar  Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. Duke marrë për bazë disa nga materialet që do të blihen për këtë tender, ankimuesja shprehet se nga ana e Autoritetit Kontraktor nuk janë përcaktuar qartë specifikimet teknike, përmasat dhe përshkrimi i saktë i materialit. Dhe kjo bën që shumë konkurrentë të tërhiqen se janë të paqartë. Ose të skualifikohen nga Autoriteti sepse nuk kanë kuptuar si duhet detajet për materialet që do të bëhet furnizimi.

Majlinda Hido shprehet në këtë ankesë se Autoriteti Kontraktor kanë vendosur kritere të njëanshme që vetëm një firmë mund t’i plotësojë me përpikmëri.

“Shoqëria jonë gjykon se, është e nevojshme të ndalemi në një interpretim të zgjeruar të dispozitës së Lex Specialis, mbi mënyrën e hartimit të specifikimeve teknike. Nga interpretimi i zgjeruar i dispozitës së mësipërme sipas metodës Lex specialis, autoritetet kontraktor në hartimin e specifikimeve teknike. krahas përshkrimit të saktë të nevojave të këtij të fundit. Duhet të kenë në vëmendje faktin se, hartimi i specifikimeve teknike duhet bërë në një mënyrë gjithëpërfshirëse duke krijuar kushte për konkurrim të paanshëm e të hapur”, thuhet në ankesë.

 

Më poshtë, ankimuesja shprehet se Shtypshkronja kërkon që konkurruesi t’i dërgojë mostra për secilin produkt. Por nuk është bazuar në atë pikë të ligjit që thotë se konkurrentët duhet të kenë kapacitetin juridik, profesional, financiar dhe teknik për të realizuar projektin. Pasi kjo pikë ka ndryshime, çka përbën automatikisht shkelje të ligjit.

Këto janë shkeljet që ka evidentuar Hido, duke u shprehur se këto pika e pengojnë që të konkurrojnë për marrë kontratën në fjalë.

Në fakt, kjo ankesë dhe e gjithë çështja është kthyer në thikë me dy presa.

Sipas ligjit të prokurimeve është e rëndësishme që përmes specifikimeve teknike, autoriteti kontraktor të mundësojë një konkurrim të drejtë, të hapur. Gjithashtu gjithëpërfshirës, të barabartë dhe jo diskriminues. Qëllimi është që autoriteti kontraktor të mos  drejtohet tek një produkt i vetëm i ofruar nga një operator i caktuar .

Por nga ana tjetër ka gjasa që kjo kontratë të përfundojë në duart e Majlinda Hidos, e cila njihet për një mori shkeljesh në tenderë të tjerë. Kështu ndodh zakonisht kur fitojnë motra apo djali i oligarkes Vilma Nushi.

Lexo edhe: Kërkon t’iu mbyllë gojën? Manastirliu iu jep 1 mld lekë tender firmës së Petrit Vasilit dhe nipit të Vilma Nushit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimdjalimajlinda hidomotraVilma Nushi

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Turqi/ 1 i vdekur dhe 69 të plagosur nga tërmeti i ri

Turqi/ 1 i vdekur dhe 69 të plagosur nga tërmeti i ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com