GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 46 mln lekë/ Bashkia Elbasan i fshin konkurrentët, fiton oferta më e lartë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 46 mln lekë/ Bashkia Elbasan i fshin konkurrentët, fiton oferta më e lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Elbasan ka skualifikuar ofertat e ulëta dhe ka shpallur fitues të një tenderi kompaninë që ofroi vlerën më të lartë.

Procedura e siguruar nga gijotina.com mban numrin e referencës REF-24206-04-06-2022 dhe mbishkrimin “skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç atij fitues”. Ky klasifikim nga Open Data e bën tenderin një mundësi për abuzim nga zyrtarët e Prokurimit Publik.

Fituese është kompania “ARTAN LLOZANA” , pasi ka ofruar shumën më të lartë për blerjen e pajisjeve për qendrën Rinore Elbasan, projekti START-UP dedikuar rinisë. Në këtë mënyrë janë skualifikuar pa arsye thelbësore dy operatorë të tjerë, që sigurisht krahasuar me fituesin e paracaktuar, kanë bërë propozime më ekonomike. Fituesi i paracaktuar dhe i dyshimtë i Bashkisë Elbasan, do të blejë me shumën 4 586 535 pa TVSH ose rreth 46 milionë lekë të vjetra për blerjen e pajisjeve për Qendrën Rinore.

Skualifikohen ofertat më të ulta, “MIFEEL” p.f me 4.165.000 pa TVSH ose rreth 42 milionë lekë të vjetra dhe “SOFIA MYFTARI “ p.f. me 4.420.000 pa TVSH ose rreth 44 milionë lekë të vjetra.

Në procedurën e siguruar nga gijotina.com, skualifikimi pa të drejtë i operatorëve ka gjetur justifikime që nuk e cenojnë ofertën e tyre. “Operatori ekonomik nuk ka dorëzuar asnjë autorizim të prodhuesit ose të distributorit të autorizuar nga prodhuesi”, thuhet në dokumentin që Gijotina.com e zotëron. Por në fakt kompania ka dokumentet e zhdoganimit të mallit të kërkuar. Megjithatë vlerat e ofruara nxjerrin blof Bashkinë Elbasan, pasi ajo ka shpallur automatikisht fituese ofertën më të lartë.

“ARTAN LLOZANA” jo më kot u zgjodh fitues i tenderit para afatit të caktuar, pasi shfaqi ofertën më të leverdishme për Bashkinë duke përjashtuar operatorët e tjerë ekonomikë.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja duhet ta dinte që tenderi vetëm me një operator nuk mund të zhvillohet pasi cenohet konkurrenca dhe gara nuk duhet të vazhdojë, e megjithatë ka shpallur me nxitim fituesin. Gjithsesi, dokumenti i tenderit është firmosur nga nënkryetarja Aulona Bylykbashi.
Siç edhe e kemi specifikuar në artikujt tanë, ky tender i është shtuar listës së gjatë të procedurave të dyshimta për abuzime, në një kohë kur buxheti i shtetit është duke u përballur me një serë emergjencash, si kriza energjetike si dhe rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. A.L/gijotina.com

Etiketa: Bashkia Elbasankryesore2tender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Vari veten në komisariatin e Kavajës, ky është 31-vjeçari (FOTO)

I biri vari veten në komisariatin e Kavajës, babai: Djalin e morën për një derë të vjedhur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Aktualitet

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26

Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar mësimin dhe janë nisur...

Lexo më shumë
Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

Refuzuan ftesën për dialog, studentët ngjitin në muret e Kryeministrisë fotot e të rinjve të dhunuar nga policia

12:45 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

12:36 - 20/10/26
Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

12:28 - 20/10/26
Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com