GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Rakip Suli ka krijuar legjendën e ndërtimit të 150 km rrugë në qytetin e Kamzës. Ka 8 vjet, kur u shpallën 134 projekte, që në letra e kthenin këtë vend si lagjet e Brukselit.   Mund të jenë bërë edhe më shumë kilometra projekte, por harxhimi i miliarda lekëve nuk reflekton gjendjen e infrastrukturës së bashkisë.

Janë rrugë të asfaltuara nga disa herë, por prishen me shiun e parë. Paratë e tenderave zhduken nëpër duart e korruptuara dhe mbeten vetëm fotot e inaugurimit të asfaltit. Kjo është Rruga e Argjinaturës në Kamëz kur po asfaltohej.

Aktualisht banorët ankohen se është bërë e pakalueshme. Mos kujtoni se duhe mbushur ndonjë gropë. Tani duhet bërë nga e para.

Sipas qytetarëve, rruga është pothuajse e pakalueshme, jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët. Balta, pluhuri dhe gropat e shumta e kanë kthyer këtë segment në një terren të rrezikshëm që dëmton çdo ditë automjetet dhe pengon lëvizjen e qytetarëve.

Rakip Suli vazhdon me përrallën “Vijon puna…”. Thuhet se rruga do të jetë e përfunduar në Qershor 2026. Ndërsa dy segmente tërthore me “Argjinaturën” janë pjesë e listës me 50 rrugë që Suli i ka shpallur në tenderin e këtyre ditëve.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Ndërtim Rrugët Blloku 1 Fushë Kamëz (Nga Rruga Kosova – Bulevardi “Nënë Tereza”)”.

Nga lista e gjatë e rrugëve për t’u asfaltuar, duket sikur qyteti po fillon nga viti zero.

Në këtë listë është edhe Rruga Kosova. Këto janë pamjet kur po rindërtohej nga ish- kryebashkiaku Xhelal Mziu në 2018.

Rruga pësoi sërish ndërhyrje pas ardhjes në pushtet të Rakip Sulit. Por gjendja e saj është e mjerueshme.

Së fundmi, Suli e ka futur rrugën sërish në rikonstruksion. Nga buxheti i Bashkisë Kamëz, miratuar për vitet 2026-2028, janë ndarë afro 2.7 miliardë lekë pa llogaritur TVSH.

Cfarë do të bëhet me këto lekë? Lista e punimeve tregon një punë shkel e shko, sa për të gënjyer banorët.

Ne kete preventiv nuk ka as trotuare, as ndricim. Vetem asfalt dhe beton. Te pakten ndonje peme, sa per te prishur syrin mund te planifikohej.

Tenderi që u njoftua më 27 mars 2026 do të duhej të mbahej më 14 prill 2026, por për momentin është pezulluar për shkak të pazareve të papërfunduara.

Njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në tender është ankuar më 3 prill 2026 në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për Bashkinë Kamëz.

 

Sipas kompanisë, “kriteret e përcaktuara në Dokumentet Standarde të Tenderit bien ndesh me me parimin e proporcionalitetit, konkurrencës së ndershme dhe mosdiskriminimit. Bashkia Kamëz ka vendosur kritere të tepruara, të paarsyetuara dhe të palidhura drejtpërdrejt me objektin e kontratës”.

“Këto kritere, për nga natyra e tyre, kufizojnë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë dhe cenojnë konkurrencën e lirë, duke e bërë procedurën e prokurimit jo transparente dhe diskriminuese”, shtohet më tej në këtë ankesë.

Megjithëse KPP deri në këtë moment nuk e ka trajtuar ankesën, pritshmëria është që të ketë një zvarritje deri sa të merret vendimi.

Kujtojmë se kryebashkiaku Rakip Suli është në “listën e pritjes” të SPAK, ku akuzohet për disa vepra penale.

Kallëzimet kulmuan në nëntor 2023. Ishin vetë qytetarët që morën guximin dhe denoncuan.  Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli.

Deri në atë nga 10 kallëzues ishin thirrur 4 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë do pyeteshin më vonë. Banorët e Kamzës ishin paraqitur në 24 Tetor në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK ndaj kryebashkiakut.

Më pas qytetarëve do t’u bashkëngjitej edhe opozita në kallëzime. Këshilltarët bashkiakë të opozitës në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli. Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera.

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli duke shkuar më 6 nentor 2023 në SPAK deklaroi se do të paraqitet sa herë të jetë e nevojshme dhe kërkoi që drejtësia të lihet të bëjë punën e saj.

“Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet sepse po jep shpresë të shqiptarët. Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve. Sa herë të duan do të vij”, tha tha Rakip Suli.

Kur u duk se ra në qetësi, dosja e tij u nxit sërish nga një kallëzim i bërë më 16 Prill 2025

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun e Tiranës, Arjan Hoxha ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin.
Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në SPAK, Arjan Hoxha e ka kallëzuar Rakip Sulin për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Demokrati ngre dyshime se Rakip Suli ka hedhur “asfalt elektoral” në disa zona të Kamzës, me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Përmes dokumentit të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, Hoxha i bën thirrje SPAK që të hetojë edhe raste të tjera të ngjashme, që kanë për qëllim ndryshimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje.
SPAK po e heton Rakip Sulin edhe në lidhje me abuzimet me fondet e rindërtimit, ku kryebashkiaku i Kamzës edhe ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme, por deri më tani nuk ka patur veprime konkrete nga SPAK për masa sigurie.

gijotina.com/

 

Etiketa: Rakip Suli

Lajme të lidhura

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së
Breaking Views

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së

10:30 - 20/04/26
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis
Breaking Views

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis

09:55 - 20/04/26
Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve
Aktualitet

Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve

09:31 - 20/04/26
Para
Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve

Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së
Breaking Views

Berisha paraqitet në SPAK, e presin mbështetësit e PD-së

10:30 - 20/04/26

Kryedemokrati Sali Berisha këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masësë së sigurisë...

Lexo më shumë
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit drejt fundit, Albin Kurti bën thirrje për kompromis

09:55 - 20/04/26
Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve

Tym dhe ndotje në Bushat, vijon zjarri në vend-depozitimin e mbetjeve

09:31 - 20/04/26
Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Kampi i Gjadrit në fokus/ Delegacioni i Fratelli d’Italia zhvillon vizitë

Kampi i Gjadrit në fokus/ Delegacioni i Fratelli d’Italia zhvillon vizitë

08:00 - 20/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com