GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi me korrupsion i Flamur Golemit, 400 mln lekë të tjera në Kodrën e Cfakës

13:56 - 18/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi nuk arriti kurrë ta vërë nën kontroll rrëshqitjen në Kodrën e Cfakës në Gjirokastër, por përfiton fonde që ua kalon kompanive të privilegjuara prej tij

Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi nuk arriti kurrë ta vërë nën kontroll rrëshqitjen në Kodrën e Cfakës në Gjirokastër, por përfiton fonde që ua kalon kompanive të privilegjuara prej tij

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi nuk arriti kurrë ta vërë nën kontroll rrëshqitjen në Kodrën e Cfakës në Gjirokastër, por përfiton fonde që ua kalon kompanive të privilegjuara prej tij. Çdo vit bashkia shpenzon miliona lekë më justifikimin se po stabilizon rrëshqitjen, por sa herë ka reshje atje gjendja bëhet alarmante. Këtë herë Golemi ka parashikuar të shpenzojë 400 milionë lekë për inxhinierët që duhet të “gjejnë” një zgjidhje, por jo përfundimtare sipas gjasave.

Për këtë, kryetari ka firmosur më datë 17 nëntor 2023 kontratën e tenderit me objekt “Masa inxhinierike për stabilizimin e rrëshqitjes së masës në kodrën e Cfakës pranë rrugës nacionale Gjirokastër- Kakavie Loti 2”, për të cilin ka lënë në dispozicion fondin limit me vlerë 400 milionë lekë.

Gara për tenderin është mbyllur në shtator 2023 dhe tregohet se kanë paraqitur ofertat e tyre 10 kompani, ndërsa bie në sy se pjesa me madhe pranojnë të kryejnë këtë punë me më pak shpenzime nga se planifikon bashkia.

Por, Golemi nuk ka menduar fare për këtë pjesë, duke përjashtuar nga gara 9 firmat e tjera dhe ka lënë mbi tryezë vetëm zarfin e kompanisë LLAZO SHPK  në pronësi të Andon Llazit, me të cilin me sa duket kishin një pëlqim paraprak.

Oferta e Llazos është 300 milionë lekë. Le të themi, kjo është  një ofertë e arsyeshme, por kjo nuk e justifikon mungesën e konkurrencës në këtë tender. Prandaj, nga ana e monitoruesit Open Data Albania është valëvitur “Flamuri i Kuq” për këtë tender, për të treguar riskun e korrupsionit.

Por, sikur kemi parashtruar në krye, kjo ndërhyrje në Cfakë bëhet çdo vit.

Kështu, historia vazhdon përsëritet, ndërsa paratë e taksapaguesve humbin në të të çarat dhe rrëshqitjet në korrupsion të kryetarit.

Në fillim të viti 2022, Bashkia Gjirokastër ka zhvilluar tenderin për masa inxhinierike për stabilizimin e rrëshqitjes së masës në Kodrën e Cfakës, pranë rrugës nacionale Gjirokastër – Kakavijë. Fondi i vënë në dispozicion ishte 534 milionë lekë, më i lartë se i këtij viti.

“Zona ku ka ndodhur rrëshqitja, objekt i këtij studimi, gjendet në pjesën jugore të qytetit të Gjirokastrës, në krahun lindor-verilindor të kodrës së Çfakës, sapo kalon zonën e quajtur “Postblloku”, në të djathtë të rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Zonat më të rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës në këtë kodër janë shpati verilindor dhe ai lindor i kodrës në lagjen “Punëtori”, ku është konstatuar zona me rrezikshmërinë më të lartë në shembjen e banesave ekzistuese si shkak i rrëshqitjes së masës në faqet e kodrës”, shpjegohet në detajet e tenderit, ku theksohej se gjithçka do të ishte në rregull brenda 4 muajve.

Epo ka kaluar një vit dhe gjendja është si mos më keq! Ndërkohë, edhe në vitin 2021 janë shpenzuar 10 milionë lekë për të njëjtën rrëshqitje.

Shpërdorimi i buxhetit çdo vit, inxhinierë që fryhen me paratë e taksapaguesve gjirokastritë, ky është përshkrimi i “punës” për këtë projekt. Por mund të jetë edhe pjesë e aktakuzës së mundshme nga SPAK-u.

Lexoni edhe:Flamur Golemi kujtohet për Zhulatin/ 382 mln lekë, tenderit pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimFlamur GolemiGjirokastërkoderrreshqitjetender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
EMRI/ Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet i riu në Elbasan

EMRI/ Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet i riu në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com