GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi fiktiv, “One” paraqet ofertën “zero”, që Endri Meksi të marrë 14 MLN lekë

11:39 - 11/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
endi meksi, tende
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oligarkët që kanë mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria nuk kursehen të marrin edhe qindarkat nga prokurimet e buxhetit të shtetit. Një ndër ta është Endri Meksi, djali i djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.

Gjithmonë ai është mësuar të marrë tenderë me vlera të majme nga qeveria, por këtë herë nuk ka ngurruar të fus duart në tenderin e vogël me vlerë 14 milionë lekë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Shërbim instalime dhe ofrim interneti, i hapur” nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Tenderi është mbyllur në fund të gushtit dhe është publikuar me datë 7 shtator 2023, ku shihen dhe një sërë shkeljesh e abuzimesh.  Shohim se fondi limit për këtë tender është në shifrat 1,166,666 lekë të reja (pa TVSH).

Ndërkohë vëmë re se vetëm dy firma kanë shfaqur interes për këtë tender. MCN NETWORKING ka paraqitur ofertën me vlerë 12 milionë lekë (pa TVSH) ose 14 milionë lekë me TVSH, ndërsa firma tjetër “One Albania”  si për çudi ka paraqitur një ofertë me fond zero lekë.

Në fakt nuk është edhe aq çudi, sepse këto marifete përdoren shpesh mes oligarkëve për t’i hapur rrugën e përfitimit të fondeve për njëri tjetrin. Në terminologjinë e Kontrollit të Shtetit ky veprim quhet “marrëveshje” mes pjesëmarrësve në garë. Duke qenë se edhe ONE është më e fuqishme dhe e mbrojtur nga AKEP, lihet të kuptohet se këtë herë kompania i ka hapur rrugë Endri Meksit.

Dhe kështu në mungesë të një konkurrence (formale) firma e Meksit është shpallur fituese.

Nga ana tjetër kjo vlerë rezulton të jetë sa 87% e fondit limit, Ku Meksi mund të kishte dhënë edhe një ofertë më të lartë, por i është “dhimbsur” Universiteti. Shpresojmë që interneti në Universitet të funksionojë, sepse ky gjithnjë një shërbim i dobët për studentët.

Kështu Endri Meksi po përfiton në shkelje çdo kacidhe të buxhetit të shtetit, sigurisht falë miqve që i ka lënë babai në çdo institucion.

Meksi ka qenë në pushtet gjatë kohës kur vendi drejtohej nga Partia Demokratike. Ai mbahet mend si arkitekti i ekonomisë së firmave piramidale që zhdukën kursimet e miliona shqiptarëve dhe futën vendin në kaos. Djemtë e tij trashëguan, biznese, pallate, troje, media dhe sigurisht para pa fund.

Pavarësisht se është i djathtë, Meksi ka përfituar shumë para dhe benefite nga “Rilindja” nëpërmjet kompanisë në pronësi të tij, “MC Networking” ose shkurt “MCN”.

 

Lexo edhe: Monitorimi i trafikut/ Evis Berberi u dhuron 21 MLD lekë pronarit të MCN, Endri Meksi dhe oligarkut Gjoka

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimaferaendi meskiinternetmcnmcn networkingtendertender pa gareuniversiteti bujqesor i tiranes

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Makina përplaset me motorin në aksin Korçë-Pogradec, një i plagosur

Makina përplaset me motorin në aksin Korçë-Pogradec, një i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën
Breaking Views

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha...

Lexo më shumë
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

18:47 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com