GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi gjigand i shtyrë tri herë i Arkivit të Shtetit për kutitë e dokumenteve

20:10 - 06/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi gjigand i shtyrë tri herë i Arkivit të Shtetit për kutitë e dokumenteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është denoncuar nga një kompani për manipulimin e qëllimshëm të kritereve me qëllim që të skualifikojë konkurrentët.

Paratë e ndara me tenderin me vlerë rreth 800 milion lekë do të shkojnë në dorën e kompanisë Kristalina shpk, për “Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme”.
Skandali qëndron për faktin se operatorët e tjerë të cilët sipas ligjit të prokurimit duhet të ishin në garë, janë skualifikuar pa të drejtë pasi arkivi ka shtyrë tre herë tenderin. Pra logjikisht, arkivi ka shkelur një nga parimet kryesore të garës, transparenca dhe paanshmëria.

Rreth 800 milionë lekë do të zbrazen nga arka e shtetit për kuti kartoni, makineri shtypi e letra, vetëm për të fituar kompania e privilegjuar. Operatori ekonomik i përjashtuar pa të drejtë nga gara, Dynamic X Group Sh.p.k ka denoncuar rastin pranë KPP duke pretenduar se argumentet për skualifikimin nuk janë bërë sipas ligjit.
Kompania Kristalina SH.P.K, në bazë të denoncimit, është shpallur fituese me dokumente jo të rregullta.

Në dokumentin e siguruar nga Gijotina.com., një nga shkeljet që ka nxjerrë pa të drejtë nga lista e konkurrimit firmën në fjalë është se specifikimet teknike nuk janë korrekte sipas ligjit të prokurimeve. Po ashtu, skicat që janë në dokumente nuk janë të qarta, përmasat e tyre janë bashkuar dhe nuk shihen shifrat; nuk është përcaktuar numri i ondulateve të kartonit dhe shtresave të tyre si dhe nuk ka makineri shtypi me përmasat e duhura.

Tenderi me vlerën shumë të madhe ka si objekt kutitë kartonit, a thua se arkivi kishte mbetur pa kuti dhe tashmë duhet shpëtuar me këtë fond. Tenderi është i çuditshëm edhe për faktin se arkivat po shkojnë drejt dixhitalizmit, ndërsa paratë drejtohen për kuti kartoni!

Etiketa: Arkivi i Shtetitkryesore2tender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për të shuar rrezikun pranë kufijve të Ukrainës

SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për të shuar rrezikun pranë kufijve të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com