GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i pastrimit me “duar të pista”, Shkëlqim Fusha dhe Sadri Abazi marrin 1.5 MLD lekë pa garë

12:21 - 22/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i pastrimit me “duar të pista”, Shkëlqim Fusha dhe Sadri Abazi marrin 1.5 MLD lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas milionave që u shpenzuan për “vrasjen” e mushkonjave në bregdet, tashmë do të vidhen miliarda lekë për të  pastruar bregdetet ku kanë ndërtuar vilat pasanikët dhe politikanët tanë. Miliarda që shpërdorohen pa kriter, tender pa garë, oligarkë që përfitojnë, prandaj dhe ky tender pastrimi shihet më shumë si afera e radhës për të zhdukur fondin nga buxheti i shtetit. Këto janë para që kalojnë nga qeveritarët që vjedhin popullin, tek biznesmenët që ndërtojnë qiej gërvishtës në shkelje të ligjit.

Më datë 15 maj 2023, Agjencia Kombëtare e Bregdetit  e drejtuar nga Ledio Lako ka njoftuar lidhjen e kontratës për tenderin me objekt “Shërbim i pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë e ndarë në lote.

Gara për këtë tender ka qenë me pjesëmarrjen e oligarkëve Luan Kapri, Sadri Abazi dhe Shkëlqim Fushë, ku këta të fundit garonin si bashkim operatorësh. Ndërsa në lotin e dytë është përfshirë dhe një tjetër firmë, Patrime Silvio shpk. E cila njihet për abuzimet që ka bërë në tenderët e pastrimit për spitalet.

Por, pavarësisht kësaj, në të dyja rastet fituese është shpallur oferta e Shkëlqim Fushës dhe Sadri Abazit. “Fitorja” është marrë pa zhvilluar një garë të mirëfilltë.

Tenderi 1

Tek tenderi i parë kanë paraqitur ofertat firma REJ me vlerë 87.787.350 lekë pa TVSH  dhe BOE ‘FUSHA’ dhe ‘ALKO-IMPEX’ me vlerë 88.588.414 lekë pa TVSH. Por, “REJ” është skualifikuar pasi nuk ka deklaruar në fushat përkatëse gjendjen e subjektit si dhe nuk është vendosur adresa përkatëse ku gjenden baza e të dhënave për subjektin. Po ashtu, nuk është deklaruar numri i kërkuar i shoferëve për kryerjen e shërbimeve.

Kështu në garë mbeti vetëm oferta e Fushës dhe ALKO-IMPEX, e cila ka si pronar fiktiv Arbër Abazin, nipin e politikanit të PS-së, Sadri Abazit që në fakt është pronari i vërtetë i firmës. Duke qenë se në garë mbetën këto dy oligarkë të fuqishëm, Lako ua fali fitoren në tavolinë.

Tenderi 2

Kështu ndodhi edhe me tenderin tjetër me të njëjtin objekt. Në procedurë mori pjesë “PASTRIME SILVIO” me ofertë 78.836.918 lekë me TVSH dhe BOE “ALKO IMPEX”, si dhe “FUSHA” me vlerë 83.364.653 lekë me TVSH. Ashtu si në tenderin e parë, firma që ofroi më pak, “PASTRIME SILVIO” u skualifikua se nuk përmbushte kushtet. Pasi s’kishte deklaruar emrat përkatës të stafit inxhinierik të kërkuar si inxhinier mjedisi, inxhinier mekanik. Në përfundim Abazi dhe Fusha përfituan edhe këto 833 milionë lekë pa garë formale.

Do të pastrohen vilat e qeveritarëve

Tenderët në të dy lotet kanë si objekt bazë pastrimin e bregdeteve. Por, në hartën e publikuar tek dokumentet standarde paraqiten edhe zonat specifike ku do të kryhen pastrimet.

 

Dhe sikur shohim në foto, nuk bëhet fjalë për ato zona plazhi ku shkojnë qytetarët e thjeshtë. Por për ato zona ku kanë vilat dhe resortet e tyre qeveritarët

Në dokumente përfshihen edhe fshatrat turistikë në Gjirin e Lalzit. Zona ku kanë mbirë vilat e Ilir Metës, të Ahmetaj, vilat e prokurorëve dhe biznesmenëve pranë qeverisë. E qartë që, ky tender do të pastrojë plazhet private të politikanëve dhe biznesmenëve që pastrojnë paratë e pista dhe jo hapësirat publike që kanë nevojë qytetarët!

Në 2020 u gjobit si ndotës/ Hajdari i Kuçovës i fal tenderin 1.4 MLD lekë Marsel Shegës për pastrimin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: arber abaziLuan KapripastrimShkelqim Fushasrdi abazitende rpa garetendervila

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Mistere të reja rreth origjinës së vërtetë të monarkes britanike

Mistere të reja rreth origjinës së vërtetë të monarkes britanike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com