GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tenderi i ri, OSHEE blen sot me çmimin rekord, 54 euro më shtrenjtë se sa bursa për Mwh

17:10 - 15/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi i ri, OSHEE blen sot me çmimin rekord, 54 euro më shtrenjtë se sa bursa për Mwh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Energjia vazhdon të blihet çdo ditë e më shtrenjtë nga OSHEE. Mbi 50 euro mbi çmimin e bursës për Mwh, ky është rregulli i pashkruar i blerjeve që kanë vendosur kompanitë pjesëmarrëse dhe FTL (pjesë e OSHEE Group). Konkretisht, sot në HUPX, bursa energjetike e rajonit të Ballkanit, çmimi më i lartë (në periudhën pik) është 234, 19 euro për Mwh. OSHEE bleu sot me çmimin 287.48 euro për Mwh Duke u justifikuar se nuk arrin të gjejë sasinë e plotë të kërkuar në treg, korporata zhvillon thuajse çdo tre ditë tenderë duke rritur koston e blerjes.

Mësohet se OSHEE-ja ka dashur të blejë 75.6 mijë megavat në orë energji elektrike, për periudhën 18-24 tetor. Ka siguruar rreth 60% te sasisë se kërkuar ose mbi 45 mijë megavat me çmim mesatar 287.48 euro për MWh, me vlerë rreth 13 milion euro. Duke mos arritur të plotësojë gjithë kërkesën në fazën e parë FTL ka rihapur sërish ankandin ku në lotin parë kompania kërkoi 13 104 MWh energji për fashën orare 00:00-24:00 ndërkohë që në lotin e dytë 13 328 MWh për orarin 07:00-23:00. Kjo është procedura e katërt që Furnizuesi i Mundësisë së Fundit zhvillon për muajin tetor në tentative për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum.

Në fillim të javës FTL kërkoi të siguronte mbi 44 mijë Mwh energji në një procedurë që u zgjat në disa faza dhe që nuk arriti të siguronte 100 për qind të sasisë së kërkuar. Diferenca për OSHEE u plotësua nga Korporata Elektoenergjetike Shqiptare, ndërkohë që fondi i shpenzuar në këtë ankand ishte 7.5 milionë euro. Totali i blerjeve të energjisë në tregun e lirë vetëm për tetorin i kanë kushtuar Furnizuesit të Mundësisë së Fundit deri më tani 34.7 milionë euro.

Ky i fundit hapi këtë të premte një tjetër procedurë për të blerë energji nga tregu i lirë për datat 18-24 tetor. Në fazën e parë të procedurës u kërkuan 75 600 MWh energji. Nga mbyllja e fazës së parë OSHEE siguroi 65 për qind të sasisë së kërkuar me një vlerë prej 14 milionë euro ku nga dy lotet çmimi mesatar rezultoi 266 euro/ MWh dhe 318 euro MWh.

Etiketa: tender

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Para
”Fluturojnë” me 100 km/h, makineria inteligjente “nuk fal”, gjobit mijëra shoferë

”Fluturojnë” me 100 km/h, makineria inteligjente “nuk fal”, gjobit mijëra shoferë

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com