GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderi korruptiv 500 mln i fituar nga “4-AM”, varësit e Rexhë Byberit pranojnë fajësinë

13:00 - 08/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Kryesore2, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi korruptiv 500 mln i fituar nga “4-AM”, varësit e Rexhë Byberit pranojnë fajësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre vartës së kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi kanë pranuar akuzat e ngritura nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në një procedurë prokurimi të fituar nga kompania “4-AM”.

SPAK njoftoi këtë të hënë se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë për 3 të pandehur që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për terrenet sportive dhe sistemimin e jashtëm të gjimnazit “Asim Vokshi” në Tropojë.

Akuzat

Sipas SPAK, Zenel Çela, Ramiz Bardhi dhe Rexhep Ismajl Isufaj, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi”, Bashkia Tropojë.

Procedimi penal numër 288, i vitit 2021, është regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Objekt i hetimit të këtij procedimi penal ka qenë procedura e ndjekur nga autoriteti kontraktor Bashkia Tropojë, në prokurimin publik me objekt “Shkolla Asim Vokshi-Palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin Asim Vokshi”, me fond limit 50.319.591 lekë, pa Tvsh – lloji i procedurës e hapur.

Megjithëse Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, sqaron SPAK, të pandehuri kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave).

Fituesi

Referuar të dhënave në Agjencinë e Prokurimit Publik, tenderi në të cilin sipas SPAK është favorizuar “4 A-M”, është hapur më 23 Prill 2019 dhe është mbyllur dy muaj më vonë.

Të dhënave në formularin e fituesit ngrenë menjëherë dyshimet se skema e përdorur për të kanalizuar milionat te “4 A-M” është kryekëput korruptive.

Firma e shpallur fituese që ka arkëtuar mbi 500 milionë lekë (të vjetra) ka arritur të dalë fituese në një garë ku pjesëmarrëse kanë qenë plotë 9 kompani.

Që “4 A-M” të shpalljeje fituese janë s’kualifikuar të gjithë operatorët e tjerë. E mbetur e vetme, edhe pse me ofertën më të lartë nga gjithë garuesit e tjerë, “4 A-M” siguroi kontratën me Bashkinë e Tropojës.

Të dhënat e APP-së tregojnë se një nga operatorët me ofertë më të ulët ka bërë ankim, megjithatë verdikti final nuk ka ndryshuar.

“4 A-M”, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton në pronësi të Ardit Metajt, megjithatë raportime të shumta mediadike kanë sugjeruar se ai është një person fasadë pas së cilit fshihet oligarku Bashkim Ulaj.

“4 A-M”, gjatë qeverisjes së zgjatur Rama, njihet për tenderat e majmë fituar nga pushteti qendror dhe lokal. Një prej entet që kanë kanalizuar para publike te kjo kompani është edhe Bashkia e Tropojës e drejtuar nga Rexhë Byberi, i kallëzuar në SPAK në fund të muajit Janar.

Disa javë më parë, Gijotina ka raportuar se si “4 A-M” ka zvarritur punimet në ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Dragobi, në një procedurë prokurimi që firma ka fituar po nga Bashkia e Tropojës.

Rexhë Byberi i pafajshëm

Në lidhje me këtë procedurë tenderimi, Prokuroria e Posaçme vjen me një përfundim të ngjashëm me drejtuesin e autoritetit tenderues, si në rastin e Erion Veliaj për dosjen e njohur si “5 D”.

Për shefin e të akuzuarve, kryebashkiakun e Tropojës Rexhë Byberi, SPAK nuk ka gjetur përgjegjësi penale në lidhje me këtë rast.

Edhe pse enti që ka dhënë tenderi është Bashkia Tropjë e drejtuar nga Byberi, hetimet e SPAK, e kanë vendosur në një pozicion me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në dosjen “5 D”: Ai nuk ka pasur dijeni për zullumet e vartësve.

Lexo edhe:

Rexhe Byberi avullon 4 MLD lekë, rrugët e Tropojës mbeten pa asfalt

Etiketa: Bashkia TropojeKryesore1kryesore2SpaktenderTropoje

Lajme të lidhura

BE kundër Trump për klimën: Të mbrojmë objektivat pavarësisht presionit të SHBA-së
Aktualitet

BE kundër Trump për klimën: Të mbrojmë objektivat pavarësisht presionit të SHBA-së

16:30 - 15/12/25
“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë
Aktualitet

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

16:15 - 15/12/25
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit
Aktualitet

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Para
“Kastrati” kap edhe Valbona Kolën, 250 MLN lekë për  karburant nga Bashkia Klos!

“Kastrati” kap edhe Valbona Kolën, 250 MLN lekë për  karburant nga Bashkia Klos!

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE kundër Trump për klimën: Të mbrojmë objektivat pavarësisht presionit të SHBA-së
Aktualitet

BE kundër Trump për klimën: Të mbrojmë objektivat pavarësisht presionit të SHBA-së

16:30 - 15/12/25

Bashkimi Evropian duhet t’i kundërvihet Presidentit Donald Trump dhe të refuzojë blerjet e mëtejshme të produkteve energjetike amerikane, siç parashikohet...

Lexo më shumë
“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

“Eskobari grek” kapet nga autoritetet: Si transportonte cigare nga Shqipëria dhe drogë në Evropë

16:15 - 15/12/25
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf

15:45 - 15/12/25
A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15:30 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com