GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë, Gëzim Topçiu hedh 420 MLN lekë në kanale

15:16 - 26/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi pa garë, Gëzim Topçiu hedh 420 MLN lekë në kanale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gëzim Topçiu, kryebashkiaku i Maliqit, po i hedh në kanale paratë e taksave që u hiqen qytetarëve nga buka e gojës.

Aferën e radhës e ka firmosur më datë 21 korrik 2023 dhe ka si objekt “Zhbllokimi i shkarkuesve dhe kanal ujëmbledhës”. Për të zhbllokuar këto kanale, Topçiu ka vënë në dispozicion 470 milionë lekë. Duke marrë parasysh se Maliqi është bashki e vogël rurale, ky është një fond i madh, që duhej administruar me kujdes. Por Topiu e ka zakon shpërdorimin. Sipas dokumenteve standarde, projektin parashikon shpenzime për gërmime dhe mbushje, si dhe pastrim i barishteve që bllokojnë kanalet.

Fillimisht ishin 5 firma që shfaqën interes për këtë tender, por katër prej tyre Topçiu i skualifikoi nga gara që në start. Kështu kontrata i mbeti firmës ARTYKA II, në pronësi të Qirjako Argjirit dhe Edison Zaçit. Kjo kompani kishte ofertën me vlerë 420 milionë lekë, ndërsa dy nga firmat e skualifikuara kishin oferta 100 milionë lekë më lirë.

Në këtë prokurim u shkelën dy kriteret kryesore, në lidhje me konkurrencën dhe raportin me fondin limit  Pavarësisht shkeljeve, Topçiu vendosi t’ia japë tenderin pa garë kompanisë së vetme të mbetur në garë. Dhe për këtë, tenderi është vlerësuar me “Flamur të Kuq” nga portali monitorues Open Data Albania.

Kryebashkiaku u kujtua për kanalet kulluese, pasi ka harxhuar disa mandate në krye të Maliqit, edhe pse çdo vit shumë zona përreth përmbyten kur ka reshje shiu.

Topçiu ka marrë më 14 maj 2023 mandatin e shtatë të kryetarit të bashkisë Maliq, ndërsa kujtojmë se u bë kryebashkiak për herë të parë në vitin 2000 kur ishte vetëm 30 vjeç.

Pra është një nga ata zyrtarë që  ka thyer rekord në mbajtjen e detyrës, por ka shënuar kulme, edhe me abuzimin me buxhetin e bashkisë. Në këto vite Topçiu ka firmosur dhe shpërdoruar shumë fonde, por asnjë herë nuk ka dhënë llogari për këto përgjegjësi! Dera e SPAK-ut do të hapet një ditë edhe për Topçiun që i bie me top tenderëve!

Lexo edhe: Spaho denoncon në polici: Si më sulmuan ‘gorillat’ e Topçiut

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimGezim TopciukanaleMaliqtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Kiara vjen me një dedikim special: “I uroi çdo gruaje një Luiz”

Kiara vjen me një dedikim special: “I uroi çdo gruaje një Luiz”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com