GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë/ Vëllai i Xhemal Qefalisë rrëmben 430 mln lekë për rrugët e Kamzës

09:35 - 21/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi pa garë/ Vëllai i Xhemal Qefalisë rrëmben 430 mln lekë për rrugët e Kamzës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

430 milionë lekë do të marrë vëllai i deputetit të PS-së për të rikonstruktuar disa rrugica të Kamzës. Janë të shpeshta rastet kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ua jep tenderët të afërmve apo familjarëve të politikanëve të partisë së tij. Miqtë në pushtet, madje janë një nga gurët më të sigurt që përdoren për afera të tilla. Nga ky “rregull” i korrupsionit e përfiton shpesh edhe deputeti i PS-së Xhemal Qefalia. Këtë herë bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërtimi i Rrugëve (Rr.“Pavarësia e Kosovës”+ Rr.“Pashko Vasa”+ Rr. “Pishtarët e Demokracisë” + Rr. “Mustafa Qemal Ataturku” + Rr, “Athina”+Rr. “Dubai” Kamëz 2”.

Ky tender është hapur nga Bashkia Kamëz, për të cilin kanë paraqitur ofertë 5 kompani. Katër prej tyre bashkia i ka skualifikuar me argumentin se nuk kanë depozituar dokumentacionin për mjetet e transportit. Kështu në garë ka mbetur vetëm kompania “DAJTI PARK 2007” me pronar Lulzim Qefalinë, vëllanë e deputetit Xhemal Qefalia. Kjo kompani është shpallur fituese edhe pse rivalët kanë paraqitur oferta më të ulëta.  Madje, edhe Open Data e ka klasifikuar tenderin me “flamur të kuq” për motivacionin “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”

Logjikisht edhe vlera e vendosur për këtë tender është abuzim, pasi  rikonstruksioni i disa rrugëve mund të bëhet me më pak shpenzime. Të paktën kështu pretendojnë kompanitë e tjera që kanë aplikuar.

Korrupsioni që vazhdon

Marrja e tenderëve pa garë është bërë zakon për Qefalinë dhe duket se do të vazhdojë për aq kohë sa ka vëllain në mazhorancë. Nga të dhënat e siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike rezulton se, nga viti 2016 kjo kompani ka përfituar me dhjetëra tenderë pa garë. Konkretisht, kjo kompani ka arritur të fitojë që nga 2016 deri në 2019, 13 tenderë nga bashki të ndryshme të vendit, por më të shumtat i ka nga Bashkia e Tiranës. Ndërsa sipas Thesarit të shtetit, “ Dajti Park 2007”, për vitet 2015-2019, ka përfituar nga buxheti i shtetit 6 miliardë lekë.

Në tre vitet e fundi grafiku i tenderëve pa garë të marra nga kjo kompani është në rritje. Le të përmendim këtu tenderin me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për “SUOGJ, Koço Gliozheni” i cili është bërë nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Sipas kontratës të nënshkruar në 2020, nga ky shërbim të cilin do të kryejë për 4 vite, vëllai i deputetit rilindas do të përfitojë 500 milionë lekë.

Ndërkohë, në vitin 2021 evidentohet një nga dhjetëra tenderët në shkelje të Qefalisë: Qendra Spitalore e Burgjeve për herë të dytë brenda vitit e ka shpallur fitues Qefalinë për furnizimin me ushqime. Vendimi vjen vetëm një muaj pasi kryeministri Rama i quajti gangrenë për buxhetin këto tenderë. Fill pas kësaj, Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë i ka dhënë kompanisë “Dajti Park” të vëllait të administratorit të komunës Dajt, Kujtim Qefalia, tenderin e radhës për gatimin dhe shpërndarjen e ushqimit të të dënuarve. Gjithashtu, në mars të këtij viti i njëjti institucion i ka dhënë kompanisë së vëllait të deputetit të PS-së, por dhe të administratorit të Dajtit, një tjetër tender, nga ata me “negocim”. Edhe opozita ka akuzuar se kompanisë së Qefalisë i janë dhënë miliona euro para publike pa garë. Por, Qefalia nuk shqetësohet fare, vazhdon të vjelë tenderët njeri-pas tjetri.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBashkia Kamezdeputert i PSkryesore2Lulzim QefaliatenderXhemal Qefalia

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Udhëtimi i parë ndërkombëtar si kryeministre, Liz Truss premton mbështetjen për…

Udhëtimi i parë ndërkombëtar si kryeministre, Liz Truss premton mbështetjen për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com