GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderin 2 mln euro për teste të shpejta e fiton kompania që paraqiti ofertën me 10 herë më lirë se fondi

16:40 - 19/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderin 2 mln euro për teste të shpejta e fiton kompania që paraqiti ofertën me 10 herë më lirë se fondi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë ka mbyllur një tender të çuditshëm për blerjen e testeve të shpejta anti-Covid. Procedura është hapur në Prill 2022 dhe fondi limit ishte 201 milionë lekë të reja ose 1.66 milionë euro. Në garë rezulton se kanë marrë pjesë 11 operatorë ekonomikë, nga të cilat 6 janë skualifikuar.

Në përfundim, fitues i tenderit është shpallur shoqëria “Siëssmed”, e cila ka paraqitur edhe ofertën më të ulët. Por, pikërisht tek çmimi i ofertës qëndron edhe “çudia” e këtij tenderi. Kompania “Sëissmed” ka paraqitur ofertën me vlerë 23.5 milionë lekë të reja, ose rreth 10 herë më lirë se sa çmimi limit i vendosur në tender nga vartësit e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo situatë krijon më së paku dy dilema; nëse cilësia e testeve është e ulët dhe rrjedhimisht me çmim të lirë; ose Autoriteti Kontraktor ka fryrë fondi limit në vlera ekstreme. Dyshimet më të mëdha qëndrojnë mbi institucionin shtetëror.

 

 

Të dhënat zyrtare të tenderit dëshmojnë se edhe ofertat e kompanive të tjera në këtë tender variojnë nga 35 milionë deri në 120 milionë lekë të reja, dukshëm shumë më të ulta se sa fondi limit i përcaktuar nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Tiranë prej 202 milionë lekë.

Pra, testet anti-Covid mund të gjenden në treg shumë më lirë se sa fondi që ka parashikuar Operatori i Kujdesit Shëndetësor Tiranë. Procedurat normale të tenderave parashikojnë që institucionet, para se të hapin procedurat e prokurimit publik, fillimisht testojnë tregun për të nxjerrë një çmim mesatar për produktin që kërkojnë. Si rregull, edhe Operatori i Kujdesit Shëndetësor i kryeqytetit duhet ta ketë kryer këtë testim paraprakisht.

Por, ajo që ngre pikëpyetje është se ku është bazuar për të përcaktuar fondin limit 1.6 milionë euro, kur në tender rezulton se kanë marrë pjesë 11 kompani dhe të gjitha kanë paraqitur oferta shumë më të ulta se parashikimi i institucionit. Prej vitesh, ekspertët e prokurimeve publike kanë ngritur dyshimet se autoritetet shtetërore shtojnë në mënyrë fiktive fondin limit të tenderave.

Ka nga ata që besojnë se këto “manovra” janë një paradhomë për korrupsion në procedurat e prokurimit publik. Në tenderin 1.6 milionë euro për blerje testesh anti-Covid nuk ka, të paktën deri më tani, pretendime për korrupsion apo veprime abuzive.

Megjithatë, oferta fituese 10 herë më lirë se sa fondi limit, krijon të gjithë terrenin për të ngritur dyshimet publike. Kompania fituese “Sëissmed” është pjesë e grupit financiar “Intermedica”, në pronësi të biznesmenit Vasil Llajo. Kjo kompani administratohet aktualisht nga Aris Llajo, djali i drejtuesit të “Intermedica”./Boldneës.al/

 

Etiketa: fondikompaniakryesore2ofertashpejtatenderiteste

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
E rëndë/ Burri masakron me thikë gruan dhe më pas vret veten (Emrat)

E rëndë/ Burri masakron me thikë gruan dhe më pas vret veten (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com