GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tensione dhe kaos në kampin e MEK/ Çfarë ndodhi në kampin e muxhahedinëve në Manëz

13:07 - 20/06/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensione dhe kaos në kampin e MEK/ Çfarë ndodhi në kampin e muxhahedinëve në Manëz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një situatë kaosi është krijuar ne kampin e MEK në Manëz, atje ku janë strehuar disa mijëra persona të konsideruar si pjesë e opozitës iraniane. Gjithçka nisi me një operacion policor, që në dukje u konsiderua si rutinë në kampin MEK në zbatim të vendimit të Gjykatës.  Disa qindra forca policore, nga të gjitha repartet speciale, por edhe anti-terrori, kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa te dhënat janë kontradiktore.  Sipas muxhahedinëve, të paktën 20 anëtarë të MEK janë plagosur si pasojë e përplasjes me policinë, ndërkohë që raportohet edhe për 1 viktimë.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar, por nga informacionet jozyrtare mësohet se disa policë kanë mbetur të lënduar.  Viktimën në kampin e MEK e konfirmon edhe avokati Genc Gjokutaj, ndërsa banorë të kampit flasin për dy viktima. Nga raportimet mësohet se policia ka mundur të marrë disa prej kompjuterëve që zotëroheshin nga pjesëtarë të muxhahedinëve, me dyshimet se ishin përdorur ose do të përdoreshin në sulme kibernetike.  Pjesëtarë të kampit akuzojnë policinë për dhunën e ushtruar, sipas tyre, pa arsye.

“Policia ka thyer derën, ne i hapëm vetë dyert më pas. Miku im më i ngushtë mbeti i vrarë. Ne na kanë sulmuar kur ishim në kampin e Irakut, prisnim që në Shqipëri të ishim të sigurtë”, tha një nga pjesëtarët e MEK. Ajo pohoi se ne nuk kemi as armë dhe asgjë tjetër të paligjshme.  Pas më shumë se 4 orësh përplasjesh, policia është tërhequr në ambientet e jashtme të kampit, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë një tjetër tentativë për vijimin e operacionit. Referuar të dhënave, policia ka përdorur gazin lotsjellës, që ka shkaktuar edhe dëmtimet më të mëdha te personat e lënduar. Gjithashtu dyshohet se edhe personi që ka humbur jetën dyshohet të jetë asfiksuar nga gazi.

Në një deklaratë, Ministria e Brendshme, mohon që të ketë pasur humbje jete dhe të plagosur, ndersa akuzon MEK se ka shkelur marrëveshjen dhe angazhimet e marra që prej vitit 2014. Ministria e Brendshme akuzon MEK se ka shkelur marrëveshjen, e cila parashikonte strehimin e muxhahedinëve vetëm për qëllime humanitare./Gijotina.com

Lexo edhe:

Tensionet në Manëz, Ministria e Brendshme: MEK nuk iu përmbajt marrëveshjes, nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar

Lexo edhe:

Situatë e tensionuar në Manëz/ Dyshohen për efektivë të plagosur

Etiketa: Kryesore1manzaMEK

Lajme të lidhura

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë
Breaking Views

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Para
Fansat ‘kryqëzojnë’ Kiara Titon dhe i bëjnë thirrje Luizit: Pyete se kush ia sponsorizoi…

Fansat ‘kryqëzojnë’ Kiara Titon dhe i bëjnë thirrje Luizit: Pyete se kush ia sponsorizoi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë
Breaking Views

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26

Shqiptarët me diplomë zgjedhin të lënë vendin, rreth një e katërta e tyre, tregon raporti më i fundit i tranzicionit...

Lexo më shumë
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com