GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet në Afganistan, BE-ja shton kontrollin kufitar

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Afganistan, BE-ja shton kontrollin kufitar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia për kufijtë e Bashkimit Evropian (Frontex) është duke testuar pajisje të reja teknologjike të cilat do të mundësojnë mbikëqyrjen më të mirë të kufijve dhe zbulimin e anijeve të migrantëve.

Ekzistojnë shqetësime për një fluks të ri të migrantëve nga Afganistani, pasi në këtë vend po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave qeveritare dhe talibanëve, të cilët po synojnë marrjen nën kontroll të territorit afgan.

Një sistem i pajisur me kamera po testohet në aeroportin “Alexandroupolis” pranë kufirit tokësor greko-turk në verilindje të Greqisë, dhe në ishullin Limnos, me qëllim që zyrtarëve të kufirit t’u japin një pamje më të qartë të anijeve në det. “Sigurisht që ne jemi duke vëzhguar dhe ndjekur zhvillimet në veçanti në Afganistan dhe Tunizi të cilat mund të kenë një efekt në flukset e migrantëve drejt Bashkimit Evropian”, tha zëdhënësi i Frontex, Piotr Switorski, transmeton Reuters.

Më shumë se 400 zyrtarë të Frontex-it, tetë anije patrullimi dhe shumë pajisje të kësaj agjencie janë vendosur në Greqi. Ky vend për vite me radhë ka qenë në vijën e parë të krizës së migrantëve, të cilët nga Lindja e Mesme mundohen të arrijnë në territorin evropian.

Pajisjet e reja u mundësojnë autoriteteve evropiane që të vëzhgojnë në kohë reale deri në 60 kilometra largësi në det. Familje të zhvendosura nga rajonet ku po zhvillohen luftime mes talibanëve dhe forcave afgane. Gusht 2021. Disa vende të BE-së kanë ndaluar kthimin e detyruar të afganëve për shkak të situatës së sigurisë në Afganistan. Por, ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi tha këtë javë se BE-ja nuk mund të përballojë një krizë tjetër të madhe migracioni.

Rreth 22.600 migrantë kanë hyrë në BE, përmes Ballkanit Perëndimor, nga janari deri në korrik. Shifra është shumë më e ulët se ajo e vitit 2015, kur më shumë se 1 milion njerëz, kryesisht nga Afganistani, Siria dhe Iraku kaluan përmes Greqisë.

Lajme të lidhura

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”
Botë

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki
Botë

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

15:31 - 16/09/26
Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Para
Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 3 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë: 379 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve
Sport

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk është kursyer në sanksionet e dhëna këtë të enjte për ngjarjet...

Lexo më shumë
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

17:40 - 17/09/26
Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com