GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në Kosovë/ Senatorët i kërkojnë Biden që të marrë masa të ashpra ndaj…

23:04 - 26/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Tensionet në Kosovë/ Senatorët i kërkojnë Biden që të marrë masa të ashpra ndaj…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tetë senatorë amerikanë i kanë drejtuar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku shprehen të shqetësuar për tensionet në rritje në veri të Kosovës.

Fillimisht senatorët Jeannee Shaheen, Christopher S. Murphy, Chris Van Hollen, Benjamin L. Cardin, Pete Ricketts, Thom Thillis, Peter Welch dhe Richard J. Durbin shprehen të shqetësuar para Presidentit për dhunën e serbëve mbi forcat e KFOR-it.

Në këtë letër vlerësohen përpjekjet e SHBA-së për de-përshkallëzimin e tensioneve, por sipas tyre, këto përpjekje nuk kanë qenë reciproke veçanërisht nga Kosova, ku tutje thuhet se për shkak të kësaj qasjeje ata kanë gatishmëri për ta ndryshuar mbështetjen e Kongresit.

“Zoti President Biden, ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të sinqertë lidhur me situatën e rënduar në veri të Kosovës, ku dhuna e fundit serbe kundër Forcës së Kosovës të NATO-s (KFOR) në veri të Kosovës ka lënduar afërsisht 40 ushtarë paqeruajtës të NATO-s. Pas këtyre sulmeve, jemi të shqetësuar për vendimet e marrë nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që vazhdojnë të eskalojnë tensionet në vend të zvogëlimit të tyre. Jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të afërsisht 600 ushtarëve amerikanë që shërbejnë brenda KFOR-it. Vlerësojmë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të zvogëluar krizën, por këto përpjekje nuk kanë reciproke qenë nga Kosova në veçanti. Si pasojë, jemi të gatshëm të marrim në konsideratë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”, thuhet në letër, raporton Gazeta Express.

Tetë senatorët janë shprehur të lumtur që SHBA ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndërtuar marrëdhëniet më të mira me Serbinë dhe kontributin për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

“Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi krenarë që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Gjithashtu, jemi të lumtur që Shtetet e Bashkuara kanë marrë hapa konkrete për të ndërtuar një marrëdhënie me Serbinë. Ka një përkushtim bipartisan për të ruajtur udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në rajon, por gjithashtu për të siguruar që kapitali ynë diplomatik të mund të përdoret në mënyrë efektive për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura midis të dy vendeve”, theksojnë ata në letrën dërguar Presidentit.

Ata janë shprehur të zhgënjyer nga veprimet e fundit të qeverive të Serbisë dhe Kosovës që rrezikojnë mundësitë për normalizim, sipas tyre, duke marrë vendime provokuese që kërcënojnë perspektivën e përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale.

“Kjo përfshin arrestimet e fundit të tre oficerëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor. Vendimi i serbëve të Kosovës për të refuzuar të marrin pjesë në zgjedhjet vendore komunale, si dhe veprimet e qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale kanë çuar në një eskalim dramatik të tensioneve dhe dhunës që tani kërcënon paqen e brishtë në rajon.”

Ata kanë kërkuar presion të shtuar diplomatik për t’i dhënë fund krizës dhe për ta rifilluar progresin e nisur sipas Marrëveshjes së Ohrit.

“Ju inkurajojmë të aplikoni presion diplomatik për të përfunduar këtë krizë aktuale dhe për të rifilluar progresin në Marrëveshjen e Ohrit. Ne e mbështesim propozimin e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën, i cili përfshin: tërheqjen e kryetarëve nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës; pezullimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale, shoqëruar nga përfundimi i protestave; shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale me angazhimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës; dhe rikthimin në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës”, thuhet tutje në këtë letër.

Ata kanë kërkuar që të pezullojnë shitjen e armëve te të dyja shtetet dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Kosovën dhe Serbinë si mënyrë për ta shtuar presionin.

“Ju inkurajojmë të shtyni të pezulloni shitjet e planifikuara të armëve të huaja dhe çdo zgjerim tjetër të marrëdhënieve bilaterale të sigurisë me të dyja vendet. Kërkojmë që administrata të paraqesë një raport në Senatin e Shteteve të Bashkuara për të konfirmuar se të dy qeveritë po ushtrojnë tërë forcën e tyre për të evituar çdo veprim që mund të cenojë pa nevojë sigurinë e trupave amerikane që marrin pjesë në KFOR. Jemi gjithashtu të gatshëm për të rishikuar financimet dhe autorizimet vjetore bilaterale për të dy vendet sipas nevojës”, thuhet më tej.

“Zoti President, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur gjithmonë një rol konstruktiv në rajon, dhe ne dëshirojmë që kjo përfshirje të vazhdojë. Por këto marrëdhënie duhet të ndërtohen mbi mirësjellje, bashkëpunim të vërtetë dhe vlera të ndarë. Ne nuk shohim këtë episod të fundit të tensioneve si një devijim të përkohshëm në marrëdhëniet bilaterale; ne e shohim këtë si një moment vendimtar në rrjedhën e marrëdhënieve tona me të dy vendet. Nëse elementët themelorë të marrëdhënies nuk janë reciproke, ju inkurajojmë të konsideroni hapa të mëtejshëm për të kufizuar këto marrëdhënie ashtu siç kemi paraqitur më sipër”, thuhet në fund. /GazetaExpress

Etiketa: BidenKosovaSerbiaSHBA

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Ish-prokurori: Kolumbia dhe Ekuadori përdorin Shqipërinë si vend tranzit për kokainën

Pse nuk u zbardh masakra e Peshkëpisë? Ish-prokurori që e hetoi: Nga dosja ishin zhdukur të gjitha letrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com