GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet në Niger, ECOWAS: Ndërhyrja ushtarake, mjet i fundit

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Niger, ECOWAS: Ndërhyrja ushtarake, mjet i fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blloku rajonal i shteteve të Afrikës Perëndimore tha se ndërhyrja ushtarake në Nigerin që po udhëhiqet nga junta, “është mjet i fundit”, përderisa Nigeria ndërpreu furnizimet elektrike për të intensifikuar presionin ndaj liderëve të puçit.

Shefat e ushtrisë të shteteve të këtij blloku u takuan më 2 gusht për të përgatitur një përgjigje për situatën në Niger. Në takim ishte i pranishëm edhe një delegacion nga Nigeri, një javë pas puçit ushtarak, që detyroi Francën të evakuonte shtetasit e saj.

Bashkësia Ekonomike e shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) gjatë fundjavës vendosi sanksione tregtare dhe financiare dhe i dhanë afat prej një jave puçistëve që të rikthejnë pushtetin te presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike ose paralajmëruan se ata do të përballen me përdorimin e forcës.

“Opsioni ushtarak është mjeti i fundit, por ne jemi të përgatitur për çdo mundësi”, tha Abdel-Fatau Musah komisionar për politikë të jashtme, paqe dhe siguri në ECOWAS.

Musah tha se një ekip i ECOWAS, i udhëhequr nga ish-lideri nigerian, Abdulsalami Abubakar, ka qenë në Niger për “negociata”.

ECOWAS do të zhvillojë takim treditor në Abuxha.

Aktualisht këtë grup rajonal e udhëheq Nigeria, që është superfuqi ushtarake dhe ekonomike në Afrikën perëndimore.

Ky shtet veçse ka ndërprerë furnizimet me energji elektrike për Nigerin.

Nigeri, një prej shteteve më të varfra në botë, merr 70 për qind të energjisë elektrike nga Nigeria.

Ndërkaq, Mali dhe Burkina Faso, që udhëhiqen nga juntat ushtarake, kanë paralajmëruar kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake në Niger, duke konsideruar se një gjë e tillë do të ishte “shpallje e luftës” kundër tyre.

Një prej liderëve të puçit, gjenerali Salifou Mody, ka shkuar në Mali për negociata. Por, më shumë detaje nuk janë bërë të ditura për këtë vizitë.

Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, u rrëzua nga pushteti gjatë puçit ushtarak më 26 korrik. Ai ishte zgjedhur president më 2021, në zgjedhjet e para në këtë shtet ku ndodhi dorëzim paqësor i pushtetit.

Për shkak të puçit, Franca ka njoftuar se do të vazhdojë evakuimet e shtetasve të saj nga Nigeri. Deri më tani nga ky shtet janë larguar 500 persona, shumica francezë. Por, në mesin e të evakuuarve ka edhe shtetas të Portugalisë, Belgjikës, Nigerisë, Etiopisë dhe Libanit.

Edhe Italia ka njoftuar se ka evakuuar rreth 100 të huaj nga Nigeri, dhe radio ANSA raportoi se në mesin e tyre ishin 36 italianë dhe 21 amerikanë.

Ndërkaq, Gjermania u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen. Shtetet e Bashkuara – që kanë 1.100 trupa të stacionuara në Niger – deri më tani nuk kanë bërë ndonjë njoftim për evakuimin e amerikanëve./REL

Etiketa: ECOWASNiger

Lajme të lidhura

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Para
Dhurata Dora po ‘pushton’ skenën me performancat fantastike

Dhurata Dora po ‘pushton’ skenën me performancat fantastike

Discussion about this post

TË FUNDIT

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit
Sport

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26

FIFA ka zyrtarizuar kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke i dhënë...

Lexo më shumë
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com