GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet në veri, analisti: Kosova u vonua për reciprocitetin

07:39 - 04/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri, analisti: Kosova u vonua për reciprocitetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Në rrugët që çojnë në këto dy pika nuk ka barriera të vendosura nga serbët dhe nga aty është larguar edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacione.

Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Vendimin e Kosovës për reciprocitet, Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips e sheh si të vonuar.

“Reciprociteti është ndër parimet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të kërkojë targa të Kosovës për makinat që vijnë nga Serbia. Nëse Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim, ai është se kanë pritur shumë gjatë për këtë vendim”, deklaroi për RTV Dukagjinin, David Philips.

Madje Philips thotë se Serbia duhet të ndalojë së kërkuar trajtim special nga bashkësia ndërkombëtare.

“Mendoj se Serbia duhet të ndalojë së kërkuari trajtim special nga bashkësia ndërkombëtare. Standardet e dyfishta nuk janë të zbatueshme. Forcat e KFOR-it janë aty për ta ruajtur stabilitetin, dhe ata duhet të bëjnë me dije se agresioni nga shteti serb nuk do të tolerohet më“.

Sipas marrëveshjes trepikëshe, të shtunën me 2 tetor u bë largimi i barrikadave dhe Policisë Speciale nga vendkalimet kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe. Forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të sigurojnë vendkalimet kufitare për dy javë.

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Nga sot, Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve

Nga sot, Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve

TË FUNDIT

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar...

Lexo më shumë
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com