GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në Veri, diplomati amerikan: Njohja e Kosovës hap me rëndësi…

20:41 - 06/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Veri, diplomati amerikan: Njohja e Kosovës hap me rëndësi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ish-ndihmës Sekretari i Shtetit në administratën e Donald Trump, Ëest Mitchell e sheh me njohje nga Serbia dhe 5 vendet e BE-së. Në një intervistë për Euronews Albania Mitchell shprehet se pa njohje nuk do të ketë hapa të Kosovës në OKB.  “Të gjithë e dimë se pa njohje nuk do të ketë hapa të Kosovës drejt OKB dhe as hapa të Serbisë drejt BE. Në aspekt afatgjatë nuk është në interes të askujt që Serbia të varet nga ndihmat europiane, kur njëkohësisht ka lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën për energji, dhe që Kosova të mbetet një ekonomi e varur nga ndihmat e huaja dhe remitancat”, u shpreh ai.

Gjithashtu diplomati amerikan thotë se Ballkani Perëndimor mund të jetë në rrezik për destabilizim, duke iu referuar situatës në Ukrainë.  “Është e qartë që Vladimir Putin mund të krijojë paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor. Por mendoj se lufta në Ukrainë ka krijuar mundësi për një diplomaci shumë më kreative dhe shumë më agresive në rajon. Mendoj se Vuçiç është mbështetur pas muri dhe ka më pak linja varësie të mbështetjes ruse sesa nga e kaluara. Kjo mund ta shtyjë atë që të jetë më konstruktiv, por nevojitet që Perëndimi të bëjë më shumë presion”, theksoi Mitchell. Megjithatë, Mitchell nuk pret një kthim të shpejtë të Serbisë nga Perëndimi.

“Serbia është e njohur për lojën e balancimit me të gjitha palët – Rusinë, Kinën, BE-në, SHBA-në, kjo është një lojë e vjetër dhe shumë e njohur. Ajo që mund të them me besim të plotë është se Serbia nuk ka të ardhme të qëndrueshme përveç se me Perëndimin. Rusia nuk është një treg i qëndrueshëm për Serbinë në të ardhmen afatgjatë. Mendoj se serbët e dinë këtë”, deklaroi ai.

Ç’po ndodh në Kosovë?

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç. Në Veri po zhvillohen protestat, për ndalimin e të cilave kërkohet anulimi i vendimit për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Etiketa: amerikandiplomatiKosova

Lajme të lidhura

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën
Kosovë & Rajon

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Para
Meta rrëfen historitë me familjen: Argëtoheshim shumë, korçarët njiheshin sepse…

Meta rrëfen historitë me familjen: Argëtoheshim shumë, korçarët njiheshin sepse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com