GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në veri/ Vuçiç: Pres ndërkombëtarët në Beograd

14:03 - 30/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
A urdhëroi Beogradi largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës? Ja si përgjigjet Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë pres që burra të mëdhenj dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë”, tha ai.

Vuçiç tha se për të është e rëndësishme të përmbushen garancitë e bashkësisë ndërkombëtare, në bazë të të cilave serbët në veri të Kosovës i hoqën barrikadat nga pikat kufitare drejt Serbisë.

“Situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiç, pasi serbët lokalë mbajtën të bllokuara rrugët në veri të Kosovës për 20 ditë.

Ai ka deklaruar se i frikësohet “papërgjegjshmërisë” së disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe “arrogancës” së autoriteteve të Prishtinës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti në një takim Nikola Nedeljkoviçin nga Beogradi, i cili u lirua më 28 dhjetor, pasi kishte kaluar gjashtë muaj burgim në Prishtinë. Nedeljkoviç u dënua me tetë muaj burgim për nxitje të urrejtjes etnike. Gjykata e Apelit në Prishtinë më pas ia uli dënimin në gjashtë muaj.

Nedeljkoviç u arrestua më 28 qershor derisa serbë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë po festonin atë që njihet si Beteja e Kosovës në Gazimestan, afër Obiliqit.

Tre oficerë të Policisë së Kosovës, duke vepruar si dëshmitarë, akuzuan Nedeljkoviçin se kishte bërtitur “Vriteni Shqiptarin”, gjatë ngjarjes.

Vuçiç ka deklaruar se Nedeljkoviç vetëm ka bërtitur “Serbia” dhe ka bërë një fotografi me një flamur, ku shkruhej “Nuk ka dorëzim”.

Nedeljkoviç tha se nuk urren askënd, por se e do dhe e respekton vetëm vendin e tij. Ai pranoi ofertën e Presidentit të Serbisë për t’u angazhuar në punë humanitare në kuadër të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

“Do të isha më i lumtur nëse do të mund të ndihmoja njerëzit tanë në Kosovë dhe të bëja punë humanitare”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Nedeljkoviç do të trajtohet si person cili nuk ka kryer ndonjë vepër penale në Serbi./REL

 

Etiketa: beogradtensioneveriVucic

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Hiqen barrikadat e fundit, lirohen dy pikat Jarinjë dhe Bërnjak

Hiqen barrikadat e fundit, lirohen dy pikat Jarinjë dhe Bërnjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com