GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet rriten/ Pritet takimi Biden-Putin, për t’u dhënë zgjidhje përplasjeve Rusi-Ukrainë

08:10 - 21/02/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Ukrainë, në llogoret e vijës së parë të frontit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka rënë dakord “në parim” për të mbajtur një samit me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar krizën në Ukrainë. Bisedimet e propozuara nga Franca do të zhvillohen vetëm nëse Rusia nuk pushton fqinjin e saj, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Takimi mund të ofrojë një zgjidhje të mundshme diplomatike për një nga krizat më të rënda të sigurisë në Evropë. Zyrtarët amerikanë thonë se inteligjenca sugjeron se Rusia është gati të nisë një operacion ushtarak, të cilin Moska e mohon. Propozimi u njoftua nga presidenca franceze pas dy telefonatave mes presidentit Emmanuel Macron dhe Putin, të cilat vazhduan për gati tre orë në total. Shkëmbimi i dytë ndodhi në orët e para të së hënës me orën e Moskës dhe pasoi një bisedë 15-minutëshe që Macron pati me Biden.

Sipas presidencës franceze, Putin ra dakord për të “përparuar një zgjidhje diplomatike” të krizës. Ai tha se “punë intensive” do të kryhej për të mundësuar një takim “në orët e ardhshme” me synimin për një armëpushim. Kremlini tha se Putin fajësoi ushtrinë ukrainase për përshkallëzimin e tensioneve. Ukraina e ka hedhur poshtë këtë, duke thënë se Moska është e përfshirë në një fushatë provokuese që synon të krijojë një pretekst për një ndërhyrje.

Presidenca franceze tha se të dy liderët ranë dakord për të rifilluar bisedimet përmes Formatit të Normandisë, një grup i krijuar për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore që përfshin Rusinë, Ukrainën, Francën dhe Gjermaninë.

Po ashtu, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski kanë pranuar të negociojnë si pjesë e Grupit Tripalësh të Kontaktit për të vendosur armëpushim mes dy vendeve.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se zotimet e Putinit ndaj Macron ishin një “shenjë e mirëseardhjes” që ai mund të “angazhohet ende në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike”. Por Johnson i bëri thirrje Putinit të “tërhiqet nga kërcënimet e tij aktuale dhe të tërheqë trupat nga kufiri i Ukrainës”.

 

Çfarë ka ndodhur?

Dy të vrarë e disa të plagosur është bilanci i deritanishëm pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Frika e nisjes së një lufte të frikshme ka bërë që NATO të tërheq stafin nga Kievi. Jo vetëm NATO por edhe vende të tjera të Evropës dhe botës u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të largohen nga Ukraina, duke parë rritjen e tensioneve. Forcat qeveritare ukrainase dhe rebelët e mbështetur nga Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit mbrëmjen e djeshme duke lëshuar alarmin për një pushtim rus. Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë që të tërheqë forcat ushtarake që ka në kufi me Ukrainën dhe që mos të përdorë armë në zonat civile. Vendet perëndimore si SHBA-ja por edhe Anglia kanë paralajmëruar Ukrainën se Rusia pritet të nisë pushtimin shumë shpejt.

 

Edhe pse Rusia ka njoftuar prej ditësh tërheqje të forcave të armatosura nga kufiri me Ukrainën, Kievi së bashku me NATO-n dhe Perëndimin këmbëngulin se Moska po shton në mënyrë të qëllimshme trupat ruse në kufi. Sipas raporteve në Ukrainë, numri i ushtarëve rusë ka shkuar në 140 mijë në hapësirën kufitare mes dy vendeve. Në Britaninë e Madhe besojnë se Kremlini ka angazhuar 169-190 mijë ushtarë rusë në vijën kufitare Ukrainë-Rusi.

Etiketa: LufteRusiUkraine

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Vrasje dhe rrëmbime, SHBA zbulon “listën e zezë” të Rusisë nëse pushton Ukrainën

Vrasje dhe rrëmbime, SHBA zbulon “listën e zezë” të Rusisë nëse pushton Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com