GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionohet situata para takimit Biden-Putin, zbulohen kërkesat e ndërsjellta

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionohet situata para takimit Biden-Putin, zbulohen kërkesat e ndërsjellta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Joe Biden ka mbajtur një takim me liderët e Bashkimit Evropian përpara bisedimeve të tensionuara nesër me Vladimir Putinin, pasi situata në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës po bëhet gjithnjë e më serioze. Javën e kaluar, Putin paralajmëroi vendet e NATO-s se do të kalonin një “vijë të kuqe” nëse do të vendosnin trupa në zonën e tensionuar, pasi rreth 94,000 trupa ruse u mobilizuan pranë kufirit. Biden, kryeministri britanik Boris Johnson, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane që në ikje, Angela Merkel dhe italiani Mario Draghi, ndanë shqetësimin për mobilizimin e ushtrisë ruse në kufijtë e Ukrainës dhe retorikën gjithnjë e më të ashpër të Rusisë.

“Ajo që po bëj është të bashkoj atë që besoj se do të jetë grupi më gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë i iniciativave për ta bërë shumë, shumë të vështirë për Putin që të vazhdojë dhe të bëjë atë që njerëzit janë të shqetësuar se ai mund të bëjë”, u tha Biden gazetarëve duke aluduar kërcënimin e një pushtimi nga Rusia.

Një zëdhënës i Johnson tha se grupi i liderëve perëndimorë theksuan nevojën për të siguruar një front të bashkuar përballë kërcënimeve dhe armiqësisë ruse.

“Udhëheqësit i bënë thirrje Rusisë që të zvogëlojë tensionet dhe të rikonfirmojë mbështetjen për të vendosur integritetin territorial të Ukrainës”, tha zëdhënësi.

Biden dhe  Putin do të bisedojnë nesër për këtë çështje, teksa pritet që Biden të paralajmërojë Rusinë të ul tensionet, teksa thekson se diplomacia është forma e duhur për të zgjidhur problemet.

“Objektivi ynë këtu është të përcjellim diplomatikisht se ky është momenti që Rusia të tërhiqet nga forcimi i ushtrisë në kufi, se diplomacia është rruga e duhur përpara”, u tha gazetarëve sot sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Putin thuhet se do të bëjë presion për një angazhim të detyrueshëm që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO. Sot, zëdhënësi i tij hodhi poshtë frikën për një pushtim rus si “retorikë agresive dhe armiqësore” nga fuqitë perëndimore.

Etiketa: Joe BidenPutinRusiSHBAUkraine

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Botërori i peshëngritjes 2021, 5 kampionët shqiptarë zbarkojnë në Uzberkistan

Botërori i peshëngritjes 2021, 5 kampionët shqiptarë zbarkojnë në Uzberkistan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

“Përballë do na keni”/ Banorët e Krujës: Policëy shkojnë me 4 makina në shtëpitë e protestuesve

15:30 - 25/10/26

Banorët e Bashkisë Krujë, janë thërritur sot në polici, duke iu bërë presion në mënyrë që të mos dalin në...

Lexo më shumë
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

Shefja e Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë

14:07 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com