GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, ‘skifteri’ shkodran kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë (Emri)

09:37 - 07/02/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, ‘skifteri’ shkodran kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Mikel Mhilli, i dyshuar për dy tentativa grabitje në qytet, nën kërcënimin e thikës. Uniformat blu bëjnë të ditur se i riu ishte fshehur në tavanin e banesës së tij, në përpjekje për t’iu shmangur Policisë, por u lokalizua dhe u vu në pranga.

Sipas hetimeve, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, 24-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë). Gjatë largimit, ai ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.

Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e mjetit prerës (thikë), të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri Ramadani”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt tregtar, Policia identifikon brenda pak orësh dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohen 2 biçikleta të vjedhura dhe disa nga rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së kësaj vepre penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe ndjekjes pa ndërprerje, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, me mbështetjen e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër,  në kuadër të operacionit policor të koduar  “Reagimi”, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:

M. M., 24 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur në tavanin e banesës së tij  për t’ju shmangur Policisë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë), ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare.

Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.

Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e mjetit prerës (thikë), të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri Ramadani”.

Gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë tjetër.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, si dhe biçikletat e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Etiketa: posteShkodërtavan

Lajme të lidhura

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë
Aktualitet

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Para
U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri)

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26

Dy kusherinjtë Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë. Këta shtetas ishin shpallur në...

Lexo më shumë
Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

Itali/ Përgjimet çmontojnë bandën shqiptare, 2 të arrestuar dhe 700 mijë euro kokainë

18:43 - 20/03/26
Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë

18:25 - 20/03/26
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
PS futet në “modalitet zgjedhor”: Asambleja vendos drejtimin për 2027

PS futet në “modalitet zgjedhor”: Asambleja vendos drejtimin për 2027

17:43 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com