GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentoi të vriste biznesmenin, 20 vite burg për Astrit Sinanaj

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të vriste biznesmenin, 20 vite burg për Astrit Sinanaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U shpall fajtor për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, 20 vite burg për Astrit Sinanaj.

Sinanaj u dënua më 8 korrik 2020 për vendosjen e tritolit poshtë mjetit tip Volkswagen të biznesmenit Fuad Verzivolli. Ngjarja ndodhi në lagjen ”Luigj Gurakuqi”, pranë Teatrit Skampa Elbasan, ku pakoja e dyshimtë me lëndë plasëse të telekomanduar, u çaktivizua nga policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan vendosi dënimin e Sinanajt me 25 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,“Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

I dënuar me 10 muaj burg ishte edhe bashkëpunëtori i Sinanajt, Thanas Thoma, i cili asokohe akuzohej për “Moskallëzim i krimit”.

Pas vendimit, Sinanaj paraqiti ankim përmes të cilit kërkonte prishjen e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm ose në alternativë të deklarimin fajtor të pandehurit me kohën e paraburgimit për veprën penale të “Largimit nga vendi i qëndrimit”. Gjithashtu ankim bëri edhe Thoma, duke kërkuar ndryshim e vendimit, deklarimin të pafajshëm dhe kthimin e akteve gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata e Apelit Durrës vendosi më 27 janar 2021 prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe kthimin e akteve për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Viktima e sulmit të Astrit Sinanaj, biznesmeni Verzivolli ishte kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës. Ai ushtroi rekurs përmes së cilit kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit të 8 korrikut 2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, që iu refuzua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan vendosi më 11 nëntor 2022 deklarimin fajtor të të pandehuri Sinanaj, për kryerjen e veprës penale  “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 79/ë e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 20 vjet burgim.

Çështja u apelua dhe gjykua sërish nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pushimin e gjykimit për kryerjen e veprave penale të parashikuara, duke e deklaruar fajtor vetëm për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”dhe në alternativë, prishjen e vendimit objekt shqyrtimi dhe kthimin për rigjykim të çështjes në shkallë të parë me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 24 prill 2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Sokol Pina dhe anëtarë Valbona Vata e Valbon Cekrezi, vendosi lënien në fuqi të vendimit të 11 nëntor 2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, 20 vite burg për Astrit Sinanaj.

 

Etiketa: astrit sinanajbiznesmen

Lajme të lidhura

Aktualitet

Rikthehen punimet parlamentare, protestuesit shprehen se do i ‘përshëndesin‘ deputetët me vezë dhe domate

11:49 - 07/09/26
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve
Aktualitet

Mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, por u ndje keq! Humb jetën në spital 49-vjeçarja

11:29 - 07/09/26
Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse dhe njëra ishte pa ujë, ndërsa Tavo i harxhon paratë për festivale
Aktualitet

Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse dhe njëra ishte pa ujë, ndërsa Tavo i harxhon paratë për festivale

10:40 - 07/09/26
Para
“Servil i Luizit”, Qetsori shpërthen ndaj Kristit: S’vlen si lojtar

“Servil i Luizit”, Qetsori shpërthen ndaj Kristit: S'vlen si lojtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Rikthehen punimet parlamentare, protestuesit shprehen se do i ‘përshëndesin‘ deputetët me vezë dhe domate

11:49 - 07/09/26

Pas pushimeve verore, deputetët rikthehen nesër në Kuvend, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e parë plenare e...

Lexo më shumë
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

Mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, por u ndje keq! Humb jetën në spital 49-vjeçarja

11:29 - 07/09/26
Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

11:05 - 07/09/26
Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse dhe njëra ishte pa ujë, ndërsa Tavo i harxhon paratë për festivale

Zjarri apokaliptik në Himarë/ Beleri: Bashkia me dy zjarrfikëse dhe njëra ishte pa ujë, ndërsa Tavo i harxhon paratë për festivale

10:40 - 07/09/26
Shëndetësia falas vetëm një premtim, shqiptarët bëjnë shpenzime rekord nga xhepi i tyre

Shëndetësia falas vetëm një premtim, shqiptarët bëjnë shpenzime rekord nga xhepi i tyre

10:34 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com