GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentuan të kalojnë drogë drejt Greqisë, 2 në pranga (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentuan të kalojnë drogë drejt Greqisë, 2 në pranga (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mariglen Kristo dhe Dorian Totoshi janë arrestuar nga policia, pasi tentuan të kalojnë drogë drejt Grequsë, Dy personat e mësipërm janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Pragu”. Pakot me kanabis janë gjetur të fshehura në një kamion.

“Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pragu”. Sekuestrohen rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë.

Tentuan të trafikonin sasi drogash të forta, drejt Greqisë, teksa udhëtonin me kamion, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (drejtues dhe pasagjer në këtë automjet).

4 pakot me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë pasagjerit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut dhe të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, operacionin policor antidrogë të koduar “Pragu”.

Falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me strukturat e DVP Korçë, shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin D. T. dhe pasagjer shtetasin M. K.

Nga kontrollet e imtësishme në kamion dhe ndaj këtyre shtetasve, u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë (rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë), të cilat i kishte fshehur në trup, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi M. K.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 36 vjeç dhe M. K., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: drogeKapshticeKryesore1

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Seks poshtë jorganit? Flet Kiara për herë të parë: Putheshim…

Seks poshtë jorganit? Flet Kiara për herë të parë: Putheshim...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com