GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tentuan t’i heqin fjalën, Braçe ka një mesazh për PS: Mungesa e respektit të…

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Braçe- Krifcës: Kontratat e tokave janë marrë nga banditët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kongresin e mbajtur nga Partia Socialiste ditën e djeshme, u tentua që të ndërpritej fjala e deputetit Erion Braçe pasi ky i fundit ndryshe nga ministrat dhe deputetët e tjerë shprehu kritikat ndaj qeverisë.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale Braçe, ka një mesazh për Partinë Socialiste. Ai e cilëson si mungesë respekti këtë veprim, pas kontributit të tij në selinë rozë që ai e quan “shtëpi”.

“E para, mungesa e respektit pas kaq vitesh pune, të bën keq! E dyta, të biesh në kurth në shtëpinë ku ke vendosur edhe ti një tulle, të dëshpëron; shkova dje në panelin e bujqësisë të KONGRESIT TË PS si detyrim ndaj çdo bujku, por edhe me shijen e mirë lënë në vesh nga fjalët e kryetarit të PS së nevojitej frymë kritike në ato panele, në besë të udhëheqësit që ndërhyri disa here dje, pas kërkesës telefonike për “t’i dhënë zjarr debatit”, këtij të bujqësisë!”, shkruan Braçe.

Ai gjithashtu thekson se kur bëhet fjalë për hallet e bujqve, fjalimet e përgatitura janë të papranueshme.
“E treta, “debati” me skalete të përgatitur e telekomanduar lavdesh pa debat, ta shpif, veçanërisht kur në mes janë hallet e bujqve si shumica e vendit! E katërta, hipokrizia nuk zgjidh gjë, nuk vlen; shikoni unë di të flas edhe si Ai, edhe si Ajo, madje me mire se te dy këta që dirigjonin skaletën, POR NUK E BËJ, E THJESHTË, NUK ËSHTË E VËRTETA! Nuk e bëj dot që të dëgjoj ndryshe atje tek njerëzit në Divjakë, Lushnjë, e ti them ndryshe në Tiranë, t’i dëgjoj halle, e ti them arritje, t’i shënoj si gabime, e t’i listoj si suksese; MË VJEN TURP!”, shkruan Braçe.

Deputeti i selisë rozë përmbyll shkrimin e tij, duke  e vënë theksin te e drejta për të qenë kritik dhe për ta shprehur publikisht, kur e vërteta nuk thuhet.

“Në fund, e drejta për të menduar në mënyrë kritike e për të kritikuar publikisht edhe në shtëpinë tënde, është e drejte themelore, e pacenueshme. Në reflektim të gjithçkaje, nuk e kanë me mua, e kanë me atë që unë them, me TË VËRTETËN! Nëse do të kisha folur ndryshe, të kisha hyrë në trenin e lavdeve, nuk do isha ndërprerë asnjëherë, siç tregtarët aty nuk u ndërprenë”, përfundon Braçe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Etiketa: Erion Brace

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Stresi hapet ndaj ish-partneres: Po pres që të ribashkohemi, dua të kemi një…

Stresi hapet ndaj ish-partneres: Po pres që të ribashkohemi, dua të kemi një...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com