GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jeni terroristë! Zhupa: Duhet të zhdukeni nga jeta politike, sepse jeni e keqja e madhe e këtij vendi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Jeni terroristë! Zhupa: Duhet të zhdukeni nga jeta politike, sepse jeni e keqja e madhe e këtij vendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të forta dhe akuza të ashpra nga radhët e opozitës. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, deputetja Ina Zhupa ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të mazhorancës, duke i cilësuar përfaqësuesit e saj si hajdutë, frikacakë dhe terroristë të sektorëve kyç të vendit.

Teksa iu drejtua Kryetarit të Kuvendit, deputetja mori në mbrojtje qytetarët që po protestojnë prej më shumë se pesëdhjetë ditësh. Ajo theksoi se mazhoranca qeverisëse ka shkatërruar arsimin, shëndetësinë, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, duke bërë që Shqipëria të renditet e fundit në raportet evropiane dhe shumë më keq në performancë sesa në vitin 2010.

Një nga momentet më të ashpra të fjalimit ishte kur deputetja justifikoi hapur goditjen me vezë ndaj ministrave. Duke iu referuar një ministri që i kishte quajtur protestuesit “budallenj”, Zhupa u shpreh se ai e meriton plotësisht këtë veprim. Ajo vuri në dukje paradoksin se qytetarët paguajnë taksa pikërisht që pushtetarët të lëvizin me makina luksoze dhe të mbrohen, ndërkohë që si shpërblim marrin ofendime dhe trajtohen si terroristë.

Fjala e saj kulmoi me një thirrje të fortë që përfaqësuesit e pushtetit të largohen përgjithmonë nga jeta politike. Ajo i cilësoi ata si “e keqja e madhe e vendit” që po detyrohen të hyjnë në Parlament “si minjtë” nga frika e qytetarëve. Menjëherë pas këtij fjalimi të ndezur, Kryetari i Kuvendit ndërhyri duke i tërhequr vëmendjen zyrtare deputetes për gjuhën e përdorur në sallë.

Ina Zhupa: Zoti kryetar, nuk kalon me një vërejtje, personi i cili në radhë të parë i ka hypur policëve të shtetit mbi koka dhe ka dhunuar policinë e shtetit kur ishte në opozitë dhe sot dhunon qytetarët shqiptarë vetëm sepse protestojnë kundër vjedhjes. Ju jeni një mazhorancë hajdutësh dhe frikacakësh. Sepse i vidhni çdo ditë, se i vidhni paratë e buxhetit të shtetit, se i vidhni të ardhmen, se i vidhni territorin, se i vidhni shëndetësinë, se i vidhni arsimin, i vidhni çdo shpresë për të jetuar me dinjitet dhe më pas i dhunoni se jeni frikacakë për të hyrë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. I dhunoni se keni frikë nga veza.

Nuk është kualifikuar deri më sot veza si armë që mund të cenojë sigurinë dhe jetën tuaj. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 2 thotë: Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë i përket popullit! I përket popullit shqiptar, sovraniteti, atij populli që sot ka ardhur ta kërkojë sovranitetin e vet. Që ka 50 e ca ditë që kërkon sovranitetin e vet sepse ju nuk i përfaqësoni, sepse juve ju ka ardhur fundi, duke i vjedhur, duke i masakruar, duke marrë vendime të njëanshme. Dhe ju i quajtët terroristë. Ata njerëz që janë qytetarët më të mirë dhe më të përgjegjshëm të këtij vendi, ku të vetmit terroristë jeni ju! Jeni terroristë. Terroristë që i keni marrë Shqipërisë çdo të mirë publike. Jeni terroristë mjedisorë, se i jeni futur mjedisit me fadroma. Jeni terroristë të trashëgimisë kulturore. Jeni terroristë të shëndetit. Jeni terroristë të arsimit. Ju keni shkatërruar çdo sektor të këtij vendi duke e kthyer të fundit në çdo raport evropian. Dhe mburreni, dhe me ato që jeni më keq se në kohën e qeverisë Berisha.

Mburreni dhe për indeksin e performancës në mjedis, ku jeni të 46-tët, ndërkohë që në vitin 2010 ishim të 23-tët në botë. Vjen ministri dhe i thotë protestuesve budallenj. Nuk e meriton një vezë ky? Patjetër që e meriton një vezë ky! Se ky u thotë protestuesve budallenj. Protestuesit që e paguajnë me taksat e veta, që ky të shëtisi me makinë dhe të mbrohet nga protestuesit dhe të shesi Shqipërinë. Ti i thua terrorist, se meriton një vezë ti? E meriton patjetër, një dhe më shumë. Sepse e keni bërë veten që protestuesit t’ju godasin, se ne jemi çdo ditë aty dhe na mirëpresin. Bëjnë foto, thonë na përfaqësoni. Kurse ju, ju jeni ata që trembeni. Ju jeni ata… na shikoni, na shikoni, na ndiqni. Ju trembeni, ju zhdukeni. Në fakt, ju nuk duhet të zhdukeni dhe të hyni si minjtë këtu, por duhet të zhdukeni nga jeta politike e vendit sepse jeni e keqja e madhe e këtij vendi.

 

Etiketa: terroristeZhupa

Lajme të lidhura

Tensione para Kuvendit, shkon në pesë numri i protestuesve të shoqëruar nga policia
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, shkon në pesë numri i protestuesve të shoqëruar nga policia

12:29 - 23/07/26
Protesta para Kuvendit, qytetari humbet ndjenjat dhe transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, qytetari humbet ndjenjat dhe transportohet me urgjencë në spital

12:26 - 23/07/26
“Parti skuthash”/ Plas keq mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm: Të ka përdhunuar Edi Rama
Aktualitet

“Parti skuthash”/ Plas keq mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm: Të ka përdhunuar Edi Rama

12:16 - 23/07/26
Para
FIFA del me deklaratë zyrtare për trukimet në Botëror

FIFA del me deklaratë zyrtare për trukimet në Botëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Kuvendit, shkon në pesë numri i protestuesve të shoqëruar nga policia
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, shkon në pesë numri i protestuesve të shoqëruar nga policia

12:29 - 23/07/26

Tensionet gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë kanë sjellë edhe shoqërimin e disa qytetarëve nga Policia e Shtetit....

Lexo më shumë
Protesta para Kuvendit, qytetari humbet ndjenjat dhe transportohet me urgjencë në spital

Protesta para Kuvendit, qytetari humbet ndjenjat dhe transportohet me urgjencë në spital

12:26 - 23/07/26
“Parti skuthash”/ Plas keq mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm: Të ka përdhunuar Edi Rama

“Parti skuthash”/ Plas keq mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm: Të ka përdhunuar Edi Rama

12:16 - 23/07/26
“Deputete e krimit!”/ Sara Mile tmerrohet nga vezët dhe domatet, shkon me truprojë në Kuvend

“Deputete e krimit!”/ Sara Mile tmerrohet nga vezët dhe domatet, shkon me truprojë në Kuvend

12:09 - 23/07/26
FIFA del me deklaratë zyrtare për trukimet në Botëror

FIFA del me deklaratë zyrtare për trukimet në Botëror

12:03 - 23/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com