GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Testamenti i Pelé, ja kushtet e përfshira për gruan e tij

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasuria që la pas “O Rei” Pele
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Mbreti” Pelé, i cili vdiq dhjetorin e kaluar në moshën 82 vjeç, kishte specifikuar në testament, që gruaja e tij e tretë dhe e fundit, Marcia Cibele Aoki, duhet të mbajë 30% të pasurisë së tij, duke përfshirë “detyrueshëm” shtëpinë ku ata jetonin në Guaruja, një vendpushim bregdetar në São Paulo,- tha për AFP të martën, avokati i të vesë së ish-futbollistit Luiz Kignel.

Trashëgimia e tij përfshin këtë rezidencë, pasuri të tjera të paluajtshme dhe një aksion në markën Pelé, shpjegoi Me Kignel, i cili saktësoi se ende nuk është kryer inventarizimi i plotë dhe për pasojë nuk dihet shuma totale e pasurisë.

Avokati shtoi se testamenti i tre herë kampionit të botës, përmend mundësinë që Pele të kishte një vajzë të panjohur, e cila do të kishte të drejtë për një pjesë në 70% e mbetur të pasurisë, e cila ishte e rezervuar për shtatë fëmijët e tjerë të ish-lojtarit.

“Ai tregoi mundësinë e ekzistencës së një vajze tjetër, njohja e së cilës do të varet nga një test i ADN-së që nuk mund të kryhej (për Pelé) për shkak të pandemisë dhe gjendjes së tij shëndetësore”,- shpjegoi ai. Ajo është një braziliane, sipas Me Kignel, e cila kërkon të njihet si vajza e tij dhe për të cilën nuk dihen shumë, përveçse ka ndërmarrë veprime ligjore në Brazil për kërkimin e atësisë.

Në shtator 2022, një gjykatë në São Paulo, urdhëroi Pelé që t’i nënshtrohej një testi të ADN-së, sipas faqes së internetit G1. Kjo e fundit, tani duhet t’i kryhet një prej fëmijëve të tij të njohur. Kjo grua do të ishte fëmija i tetë i legjendës së futbollit brazilian, i cili vdiq nga kanceri në São Paulo më 29 dhjetor. I martuar tre herë, ai njohu zyrtarisht shtatë fëmijë.

Etiketa: BrazilpeleSportTestamenti

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Pas takimit me Gjiknurin, Yuri Kim do takojë Alibeajn dhe Metën

Pas takimit me Gjiknurin, Yuri Kim do takojë Alibeajn dhe Metën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com