GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Tetovë, edicionin e 25-të i Festivalit Ndërkombëtar “Ditët e Naimit”

14:05 - 24/10/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tetovë, edicionin e 25-të i Festivalit Ndërkombëtar “Ditët e Naimit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga e enjtja deri mbrëmë në Tetovë u mbajt edicioni jubilar (i 25-të) i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky program në këtë edicion special të llojit të vet u karakterizua me një program të ngjeshur letrat, artistik dhe kulturor, mes të cilave u mbajtën lexime letrare, promovimi i pesë librave, vizita të ndryshme në monumentet historike, kulturore dhe fetare në disa qytete brenda RMV-së.

Hapja e festivalit u bë të enjten përmes një performance fishekzjarrësh para Qendrës së Kulturës në Tetovë, ku dretori i Festivalit, Shaip Emërllahu, poeti nga Kongo Kama Szwor Kamanda dhe një delegacion nga komuniteti bektashian vendosën buqeta lulesh para shtatores së Naim Frashërit.

Ceremonia vazhdoi në Sallën e Madhe ku u bë hapja zyrtare e këtij edicioni nga drejtori Emërllahu. Më pas aktori Arsim Kaleci recitoi poezinë “Fjalët e Qiririt”. Ndërkaq, pati edhe performanca muzikore të muzikës klasike me piano, kitare dhe flautë.

Shaip Emërllahu, drejtori i festivalit tha se 24 poetë nga vende të ndryshme të botës do të lexojnë poezitë e tyre. Ai theksoi se për shkak të pandemisë ishin në dilemë se si do ta zhvillojmë këtë edicion jubilar, pjesa më e madhe e poetëve do të jenë me prezencë fizike dhe vetëm shtatë poetë të huaj do të paraqiten përmes ekranit.

Gjatë natës së parë, përveç leximit të poetëve, u nda edhe çmimi i madh letrar i këtij festivali, i cili i’u dha poetit nga Kongo, Kama Kamanda. Çmimin e madh letrar “Naim Frashëri” dhe titullin e lartë, deri tani e kanl marrë shkrimtarë dhe intelektualë të njohur, mes të cilëve edhe Ismail Kadare dhe Fatos Arapi.

“Laurati i këtij Edicioni është poeti i madh afrikan nga Kongo i cili jeton në Luksemburg dhe në Paris, Kama Sywor Kamanda të cilin e kanë përzgjedhur para pak kohësh juria e përbërë nga Ymer Çiraku, Ndue Ukaj dhe Xhelal Zejneli. Është një poet i rëndësishëm i letërsisë botërore, që ka marrë shumë çmime. Presim të vijë që ta urojmë dhe të kalojmë çaste të mira në këtë edicion.” tha Shaip Emërllahu.

Dita e dytë e festivalit vazhdoi me ekskursion në Strugë, Ohër dhe Pogradec. Në sallën e Komunës së Pogradecit u mbajt ora letrare “Poete dhe Vargje”, gjatë së cilës poetë dje studiues kombëtar dhe ndërkombëtar folën për libra të ndryshëm, të publikuar nga shtëpia botuese “Ditët e Naimit”.

Në ditën e tretë, u hap ekspozita me fotografi “25 vjetori i FNP “Ditët e Naimit””, ku u mbajt edhe konferenca shkencore “Ditët e Naimit, Naim Frashëri dhe Silke Liria Blumbaç”, gjatë së cilës mbi njëzet studijues i paraqitën kolumnat e tyre. Festivali vazhdoi me shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar poetes Silke Liria Blumbaç, nga autorja Narta Emërllahu me titull “Një vit pas vdekjes time…”.

Në mbrëmjen e fundit të festivalit i mbajt ora e madhe letrare “Meridianet poetike”, ku u lexuan poezitë nga vetë poetët, shqiptar dhe të huaj si dhe u ndanë edhe pesë çmime të tjera të festivalit. Kështu në fund edhe përmbyll edicioni jubilar i festivalit.

Etiketa: festivalTetove

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Tiranë, shisnin lëndë narkotike në lokal, arrestohen 7 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Tiranë, shisnin lëndë narkotike në lokal, arrestohen 7 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

TË FUNDIT

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!
Breaking Views

Kundër arrestimit/ Raporti i PS: Balluku nuk është më në detyrë, po i bëhet gjyq publik!

11:13 - 12/03/26

Deputeti i PS Ulsi Manja lexon raportin e PS kundër kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e...

Lexo më shumë
Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

Bylykbashi: Belinda s’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane

11:06 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

Kryemadhi në SPAK, batuta me gazetarët: Sot kemi imunitetin e Belindës, por të gjithë pas meje vijnë!

10:33 - 12/03/26
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku nuk paraqitet në seancë as për të folur

10:19 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com