GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Teuta përballet në Kupë me Tiranën, Vila “kërcënon” bardheblutë

16:40 - 25/04/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Teuta përballet në Kupë me Tiranën, Vila “kërcënon” bardheblutë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubi i Teutës së Durrësit hyn tashmë në sprintin final të kampionatit, ku në gjashtë ndeshjet e mbetura do të kërkojë të shpëtojë sezonin dhe të largohet nga zona e rrezikshme e renditjes. Skuadra duket se ka gjetur formën ideale në momentin e duhur dhe të mërkurën ndaj Tiranës udhëton në shtëpinë e rekordmenëve me ambicie për të vazhduar serinë pozitive, këtë herë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Rikthimi te fitorja ndaj Erzenit gëzon edhe sulmuesin Lorenco Vila, i cili në një intervistë për “Panorama Sport”, tregon për golin që shënoi, si dhe synimet e klubit në këtë fund sezoni. 22-vjeçari i rritur në akademinë durrsake është një lojtar kyç te blutë dhe me paraqitjet e tij pozitive po arrin të bëjë liderin në skuadër.

 

Lorenco, sa e rëndësishme ishte fitorja ndaj Erzenit?

Po sigurisht që ishte fitore shumë e rëndësishme, një rezultat i mirë, një rezultat bindës. Loja më pëlqeu, sepse ndonjëherë ekipet që pretendojnë për t’u shkëputur nga fundi i tabelës sjellin më shumë telashe, por sigurisht që ne e kishim për detyrë të fitonim një ndeshje si kjo. Mendoj se ekipi tregoi mençuri dhe karakter të fortë, çka na solli edhe rezultatin 2-0.

 

Riktheheni të shënoni, ku në dy javë keni gjetur tre gola. A është momenti juaj më i mirë i këtij sezoni?

Jam shumë i kënaqur, pasi golat çdokënd e kënaqin, pavarësisht nëse je mbrojtës apo sulmues. Por më të rëndësishme janë fitoret e ekipit dhe të vazhdojmë me suksese.

 

U pa një Teutë që e menaxhoi ndeshjen dhe shënoi në kohën e duhur duke e “vrarë” takimin… Pse nuk e bëni vazhdimisht këtë gjë?

Në dallim nga dy fazat e para tanimë, insistojmë të shënojmë sa më shpejtë për të pasur siguri në interpretimin e lojës dhe me qëllim që rezultati të na mundësojë të luajmë më lirshëm. Sërish e them se presioni që ndiejmë për të fituar ndeshjet ka një ndikim, sepse vjen fundi i kampionatit dhe çdo dështim është vështirë për t’u kompensuar. Prandaj dua të përgëzoj shokët për karakterin e treguar dhe për paraqitjen, pasi rezultati ishte bindës dhe në momentet më të mira të lojës sonë arritëm ta mbyllnim ndeshjen.

 

Si e shihni gjysmëfinalen e parë përballë Tiranës?

Dy ndeshje fantastike për t’u përjetuar me shumë intensitet. Dihet se përveç kampionatit ne kemi ambicie për të shkuar deri në fund edhe në Kupën e Shqipërisë. E dimë se janë dy ndeshje dhe duhet të kemi përqendrim maksimal dhe të jemi të kujdesshëm. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, të gjithë jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e për të marrë më të mirën nga ndeshja e parë.

 

Në ndeshjet e mbetura mendoni se Teuta do të ngjitet akoma më lart në renditje?

Duke llogaritur faktin se kemi akoma shumë ndeshje për të zhvilluar, mendoj se kemi gjasa për lart, mirëpo duhet të shkojmë kështu ndeshje pas ndeshjeje dhe shpresojmë që së pari ne t’i fitojmë ndeshjet tona dhe pastaj edhe kundërshtarët të bëjnë gabime rrugës. Shpresoj të afrohemi edhe më shumë me kreun e tabelës./PanoramaSport/

Etiketa: kupa e shqiperiseLorenco VilaSportTeutaTirana

Lajme të lidhura

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Para
“Ne jemi një familje e madhe konservatore”, Sunak reagon pas humbjes përballë Liz Truss

Presion në rritje ndaj Sunak për emigrantët nën moshë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com